Dhjata e Vjetër në Traditën Orthodhokse Lindore
LAJM
Ditën e martë, 31 Tetor 2023, në ambjentet e Shoqërisë Biblike Tiranë, u promovua botimi i përkthyer në shqip me titull “Dhjata e Vjetër në Traditën Orthodhokse Lindore” me autor klerikun rumun At Eugen J. Pentiuc, përkthyer nga teologu i Kishës Orthodhokse Z. Stefan Zhupa.
Takimi u hap nga sekretari i Shoqërisë Biblike Z. Altin Hysi. Më pas të pranishmit ndoqën videon përshëndetëse të At Eugenit, autorit të librit, i cili dha edhe përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij botimi. Ndërsa për më gjërë përkthyesi Z. Stefan Zhupa bëri një prezantim më të gjërë të librit. Më pas mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla vlerësoi rolin dhe rëndësinë e librit, Traditën që ka Kisha Orthodhokse në Dhjatën e Vjetër si dhe vlefshmërinë e librit jo vetëm për të krishterët orthodhoksë, por edhe për komunitetin katolik dhe protestant.
“Ky është një thesar që i shtohet gjuhës shqipe dhe komunitetit orthodhoks,” – do të theksonte ndër të tjera Hirësi Nikolla.
At Flavio nga komuniteti katolik bëri një ekspoze historike të teksteve të Septuaxhindës dhe studimit të tyre ndër shekuj.
Z. Altin Naqe, plaku i kishës “Emanuel” ndahu disa momente për kuptimin dhe rëndësinë e Dhjatës së Vjetër për të krishterët.
Paraqitja grafike e librit u realizua nga Z. Vasil Kasneci. Të pranishmit uruan përkthyesin dhe bashkëpunëtorët e tij që sollën në shqip këtë botim që pasuron literaturën kristjane të vendit tonë.
***
Ky studim parashtron një pamje të përgjithshme dhe një analizë përmbledhëse të mënyrave kryesore të pranimit, të interpretimit dhe të përçimit të Dhiatës së Vjetër në Traditën ortodokse lindore, duke mbushur një boshllëk në literaturën studimore rreth historisë së interpretimit biblik. Libri ndahet në dy pjesë: Pranimi dhe Interpetimi. Në pjesën e parë, Pranimi, trajtohen çështje si uniteti dhe larmia e Biblës së krishterë, teksti, kanoni dhe tradita. Pjesa e dytë, Interpretimi, përqendrohet te mënyrat ortodokse lindore të interpretimit: i pjesshëm dhe intuitiv. Ndërmjet mënyrave të interpretimit të pjesshëm u përzgjodh për t’u studiuar eksegjeza patristike. Mënyrat e interpretimit intuitiv, që përfaqësojnë të ashtuquajturën “eksegjezë liturgjike”, ndahen në interpretim ligjërimor (himnet, psalmodia, leximet biblike) dhe interpretim pamor (ikonate lëvizshme, afresket, mozaikët).
Është theksuar në mënyrë të veçantë shenja që ka lënë Ortodoksia Lindore në procesin e pranimit dhe të interpretimit të Dhiatës së Vjetër, duke përfshirë: vendin qendror që zë Shkrimi brenda Traditës, ndërthurjen e elasticitetit me rreptësinë në të gjithë nivelet e bashkësisë së besimit, funksionin integrues dhe përdorimin e plot të teksteve të shenjta, unitetin e madh ndëmjet mënyrave të pjesshme dhe intuitive interpretuese, dhe bashkëpunimin dinamik ndërmjet synimeve edukuese dhe lajmëruese gjatë përdorimit të Shkrimit.
* për RADIO NGJALLJA, Aleksandër Dimroçi, TIRANË
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










