17/05/2021 17/05/2021 E hënë, 17 maj 2021 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t. Dëshmorët Solohomi, Pamfamiri, Pamfili. Oshënare Efrosina në Moskë. – Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t – Emrat e tyre përmenden nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16,7), i cili i quan edhe “kushërinjtë e...
17 Μαΐου, 2021 - 17:01

Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t

Διαδώστε:
Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t

E hënë, 17 maj 2021 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t. Dëshmorët Solohomi, Pamfamiri, Pamfili. Oshënare Efrosina në Moskë.
– Apostujt Androniku e Junia nga të 70-t –
Emrat e tyre përmenden nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16,7), i cili i quan edhe “kushërinjtë e mi” dhe i lavdëron si të shkëlqyer mes apostujve. Junia ishte gruaja e Andronikut. Lindën në besimin jude, por në Jerusalem u bënë të krishterë.
Më pas u bënë dishepuj të apostull Pavlit. Kaluan edhe ata në sprovat e vështira të apostullit, kthyen shumë paganë në besim, përmbysën idhujt e tyre, shëruan të sëmurë nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Rreth vitit 58, u kapën dhe u dërguan në Romë, i martirizuan dhe kështu fituan kurorën e pafishkur.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων