08/12/2018 08/12/2018 THIRRJE PER MOBILIZIM! “Ata kanë sytë e shpirtit” Të dashur të rinj besimtarë dhe kushdo që e lexon këtë njoftim: Siç e dini, ekzistojnë shumë pranë nesh njerëz të cilët kanë nevoja speciale për shkak të kufizimit të aftësive të ndryshme të tyre të cilët vuajnë jo vetëm nga problemi që kanë prej lindjes por...
08 Δεκεμβρίου, 2018 - 14:54

“Ata kanë sytë e shpirtit”

Διαδώστε:
“Ata kanë sytë e shpirtit”

THIRRJE PER MOBILIZIM!

“Ata kanë sytë e shpirtit”

Të dashur të rinj besimtarë dhe kushdo që e lexon këtë njoftim:
Siç e dini, ekzistojnë shumë pranë nesh njerëz të cilët kanë nevoja speciale për shkak të kufizimit të aftësive të ndryshme të tyre të cilët vuajnë jo vetëm nga problemi që kanë prej lindjes por akoma edhe më shumë, këtë plagë i’a shton edhe indiferentizmi i pjesës tjetër të shoqërisë.

Për të qenë më afër njerëzve me nevoja speciale, këtë Krishtlindje, Rinia Orthodhokse e Tiranës, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, organizon një nismë për Institutin e të Verbërve të Tiranës.

Nisma konsiston në mbledhjen e fondeve monetare për sigurimin e një ose më shumë veglave muzikore të cilat do të dhurohen për t’u përdorur nga nxënësit e kësaj qendre.
Nisma do të përfundojë me datë 18 Dhjetor 2018 dhe menjëherë do të bëhen blerjet e nevojshme për t’ua dorëzuar përpara festës së Krishtlindjeve ditën e shtunë me date 19 Dhjetor në nje vizitë të posaçme tek ta.

Kërkojmë bashkëpunimin dhe solidarizimin me të gjithë sa kanë mundësi!
Kushdo që dëshiron të dhurojë në këtë nismë, të kontaktojë me Jani Meni (0692068468) dhe Ana baba (0694616300).

Gjithashtu, kontributin tuaj mund t’a dorëzoni edhe tek Dyqani i Katedrales Orthodhokse të Tiranës, çdo ditë nga ora 09:00 – 12:00 dhe 17:00 – 18:00.
Veprat janë të pëlqyeshme në sytë e Perëndisë!

Zoti bekoftë çdo nismë të tillë dhe çdo përpjekje për të mirën e njeri tjetrit!
Krishtlindje të bekuara dhe me Krishtin!

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων