11/10/2020 11/10/2020 Kaloi edhe dita e sotme, të gjithë ne bëmë një hap më tepër drejt fundit të jetës sonë, të gjithë ne shkruam akoma edhe një faqe në librin e jetës sonë. Është e bardhë, është e zezë, është pozitive, është negative, këtë ne dhe engjëlli ynë e dimë. Mirëpo tani që dita u mbyll dhe...
11 Οκτωβρίου, 2020 - 18:55
Τελευταία ενημέρωση: 11/10/2020 - 18:57

“Çfarë shkrova sot në librin tim të jetës”?

Διαδώστε:
“Çfarë shkrova sot në librin tim të jetës”?

Kaloi edhe dita e sotme, të gjithë ne bëmë një hap më tepër drejt fundit të jetës sonë, të gjithë ne shkruam akoma edhe një faqe në librin e jetës sonë. Është e bardhë, është e zezë, është pozitive, është negative, këtë ne dhe engjëlli ynë e dimë.

Mirëpo tani që dita u mbyll dhe ne u tërhoqëm në dhomën tonë të gjumit për t’u çlodhur, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të bëjmë një kontroll të veprave tona. Kontrolli, në përgjithësi është i nevojshëm në çdo shfaqje të jetës sonë. Shoferi i makinës kontrollon makinën e tij përpara se të niset për udhëtim, kontrollon motorin, dritat, gomat, dhe pastaj niset; piloti kontrollon të gjithë sistemet e aeroplanit dhe pastaj fluturon; kapiteni i anijes kontrollon të gjithë mekanizmat e anijes dhe pastaj ngre spirancën dhe del në det; mekaniku i fabrikës përpara se të vërë në punë fabrikën kontrollon tabelën e të gjithë makinerive dhe pastaj e vë në punë; oficeri kontrollon gjithçka përpara se të niset në luftë dhe të drejtojë ushtarët e tij në vijën e parë të zjarrit.

Kontrolli është i nevojshëm në të gjitha aspektet e jetës së njeriut, por veçanërisht në jetën e tij personale. Prandaj edhe Pitagora detyronte nxënësit e tij që çdo mbrëmje të bënin një kontroll personal të tyre. Çdo nxënës i Pitagorës i bënte 3 pyetje vetes: Çfarë shkelje bëra sot? Çfarë thashë që nuk duhej ta thoja? Çfarë të mirë mund të bëja dhe nuk e bëra?” Me këto pyetje nxënësit e Pitagorës i bënin një kontroll të përditshëm vetes së tyre, një përpjekje korrigjimi dhe përmirësimi të vetes së tyre. Edhe profeti David për kontrollin dhe shqyrtimin e vetes thotë: “skemat djallëzore dhe mendimet mëkatare që kapni me mendjen tuaj dhe mbartni në zemrat tuaja t’i shqyrtoni natën në krevatin tuaj dhe të pushtuar prej pendimit dhe përgjërimit të përpiqeni t’i luftoni ato”.

Në kontroll dhe shqyrtim të vetvetes na këshillon edhe apostull Pavli kur u drejtohet të krishterëve të Korinthit duke thënë: “Të shqyrtoni veten tuaj nëse gjendeni në besim”. Ja pra, për secilin prej nesh, akoma edhe një rast i ri që të kthejmë vështrimet tona drejt vetes tonë, të bëjmë një kritikë objektive të vetvetes, për korrigjim të jetës sonë. Ja pra, pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes sonë parapara se të flemë: Çfarë bëra sot që nuk duhet të bëja? Çfarë të mirë mund të bëja dhe nuk e bëra? Çfarë mendova që nuk duhet të mendoja? Çfarë të mirë mund të mendoja dhe nuk e mendova? Çfarë thashë që nuk duhet ta thoja? Pse heshta aty ku duhej të flisja? Çfarë dëgjova që nuk duhet të dëgjoja? Dhe çfarë duhet të dëgjoja dhe nuk e dëgjova? Çfarë pashë që nuk duhet të shihja? Dhe çfarë të mirë munda të shoh dhe nuk e pashë? Ku shkova që nuk duhet të shkoja? Dhe ku mund të shkoja për të mirën time dhe të vëllait tim dhe nuk shkova?

Me këto pyetje do t’i japim rastin vetes tonë të arrijë në njohje të vetvetes dhe të njohjes hyjnore. Njohja hyjnore do të na drejtojë në njohjen e vetvetes që do të përbëjë fillimin e korrigjimit të jetës sonë.
Do të mungojë ndjesia e gënjeshtërt e pafajësisë dhe do të ndjejmë fajësinë tonë dhe do të drejtohemi në një pendim të vërtetë për shenjtërimin dhe shpëtimin e shpirtit tonë.

Dhe së fundi, uroj të çlodheni dhe të preheni dhe me të mira një mëngjes të ripërtërirë dhe të fuqizuar për vazhdimin e përpjekjes së ashpër të jetës sonë.


facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων