09/04/2024 09/04/2024 E martë, 9 prill 2024 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Avdisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ) – DËSHMOR EFPSIKI – Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit...
09 Απριλίου, 2024 - 15:47

Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Avdisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi

Διαδώστε:
Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Avdisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi

E martë, 9 prill 2024 – Shenjtori i ditës.
Dëshmor Efpsiki. Oshënar dëshmor Vadimi, Avdisi dhe 300 dëshmorët e tjerë me ta në Persi.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ)
– DËSHMOR EFPSIKI –
Shën Efpsiki bënte një jetë të virtytshme në Qesari të Kapadokisë, në kohën e mbretërimit të shkurtër, por të përgjakshëm, të Julian Apostatit (361-363). Kishte pak kohë që ishte martuar, kur perandori, gjatë një udhëtimi për në Antioki, kaloi nëpër Qesari. Ai u habit kur mori vesh se të gjithë banorët ishin të krishterë dhe se, nën drejtimint e Efpsikit, kishin shkatërruar tempullin e Fortunës (Fatit), një hyjneshe për të cilën Apostati kishte shumë devocion dhe i ofronte përditë dhurata. Ai dha urdhër t’u pritej koka personave përgjegjës dhe të torturoheshin bashkëpunëtorët e tyre, para se t’i çonin në internim. Urdhri u zbatua menjëherë dhe shën Efpsiki u numërua në rreshtat e lavdishëm të shenjtorëve martirë. Tirani urdhëroi gjithashtu banorët, që të rindërtonin tempullin e shkatërruar. Por, në vend që t’i bindeshin, të krishterët ndërtuan një kishë kushtuar martirit Efpsik. Tetë vjet më vonë, shën Vasili i Madh kremtoi festën e shenjtorit, duke ftuar të gjithë episkopët e Pontit për të marrë pjesë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων