07/11/2019 07/11/2019 Sipas Besimit Orthodhoks, përveç fuqive të krijuara shpirtërore, të cilat bëjnë vullnetin e Perëndisë, janë gjithashtu, shpirtrat që kanë ngritur krye kundër Perëndisë dhe që bëjnë keq. Këta janë demonët ose djajtë (që literalisht do të thotë “të ndarët”), dhe që njihen si në Dhiatën e Vjetër ashtu dhe në Dhiatën e Re dhe në...
07 Νοεμβρίου, 2019 - 15:37
Τελευταία ενημέρωση: 07/11/2019 - 15:39

DOKTRINA ORTHODHOKSE: FRYMËT E LIGA

Διαδώστε:
DOKTRINA ORTHODHOKSE: FRYMËT E LIGA

Sipas Besimit Orthodhoks, përveç fuqive të krijuara shpirtërore, të cilat bëjnë vullnetin e Perëndisë, janë gjithashtu, shpirtrat që kanë ngritur krye kundër Perëndisë dhe që bëjnë keq. Këta janë demonët ose djajtë (që literalisht do të thotë “të ndarët”), dhe që njihen si në Dhiatën e Vjetër ashtu dhe në Dhiatën e Re dhe në jetët e shenjtorëve.

Satanai (që literalisht do të thotë kundërshtari ose armiku), është emri për djallin, princin e frymëve të liga. Ai është identifikuar me gjarpërin e Gjenezës 3 dhe si tunduesi i Jobit dhe i Jisuit (Jobi 1:6; Marku 1:33). Ai emërtohet nga Krishti si mashtrues dhe gënjeshtar, “ati i gënjeshtrës” (Joani 8:44) dhe si “princi i kësaj bote” (Joani 12:31; 14:30; 16:11). Ai ka “rënë nga qielli” së bashku me engjëjt e këqinj për të luftuar kundër Perëndisë dhe shërbëtorëve të tij (Lluka 10:18; Isaia 14:12). Ky i “hyri Judës” kur ai tradhtoi Krishtin (Lluka 22:3)

Apostujt e Krishtit dhe shenjtorët e Kishës i njohën nga përvoja e tyre direkte fuqitë e Satanait që luftojnë kundër njeriut për shkatërrimin e Njeriut. Gjithashtu ata njohën pafuqinë e tij dhe shkatërrimin e tij përfundimtar kur njeriu është me Perëndinë, i mbushur me Shpirtin e Shenjtë të Krishtit. Sipas doktrinës Orthodhokse nuk ka rrugë të mesme ndërmjet Perëndisë dhe Satanait. Njeriu kurdoherë është o me Perëndinë o me djallin, duke i shërbyer njërit apo tjetrit.

Fitorja përfundimtare i përket Perëndisë dhe atyre që janë me Të. Satanai dhe ushtria e tij do të shkatërrohen në fund. Pa këtë njohje – dhe për më tepër – pa përvojën e këtij realiteti të betejës kozmike shpirtërore (Perëndia kundër Satanait, engjëjt kundër demonëve), askush nuk mund të quhet i krishterë orthodhoks dhe nuk mund të shohë e të jetojë realitetin më të thellë të jetës. Duhet të jetë e qartë që djalli nuk është një tundues që shfaqet fizikisht. Ai është dinak dhe i zgjuar dhe vepron duke u fshehur dhe duke mashtruar. Fitorja e tij më e madhe është mosbesimi i njerëzve në ekzistencën dhe fuqinë e tij. Djalli sulmon haptaz vetëm ata që nuk mund t’i mashtrojë me mënyra të tjera: Jisuin dhe shenjtorët e mëdhenj. Sepse në pjesën më të madhe të luftës së tij ai qëndron i fshehur dhe vepron me metoda dhe mënyra indirekte.

Përmbani veten, rrini zgjuar; sepse kundër-gjyqësi juaj, djalli, porsi luani që ulurin vjen përqark duke kërkuar cilin të përpijë (1 Pietri 5:8).

Vishni gjithë armët e Perëndisë, që të mundni t’u qëndroni kundër mjeshtërive të djallit; Sepse lufta jonë nuk ështëkundër gjaku e mishi, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër princërve të errësirës të kësaj jete, kundër frymave të liga të vendeve qiellore. (Efesianët 6:11-12)

— Mitropolia e Shenjtë Korçë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων