16/03/2020 16/03/2020 Krijuesi Dhe Krijesa “Ata do të prishen, po ti mbetesh” (Hebrenj 1:11). Gjithë fuqinë hyjnore të Birit të vetëmlindur të Perëndisë, Zotit tonë Jisu Krisht dhe epërsinë e Tij të pakrahasueshme nga engjëjt e shenjtë, na thekson dhe na mëson sot shën Pavli në leximin e apostullit të ditës. Krijuesi i botës, para se të...
16 Μαρτίου, 2020 - 17:27

E DIELA E DYTË E KRESHMËVE MITROPOLIA E SHENJTË E BERATIT• Krijuesi Dhe Krijesa

Διαδώστε:
E DIELA E DYTË E KRESHMËVE MITROPOLIA E SHENJTË E BERATIT• Krijuesi Dhe Krijesa

Krijuesi Dhe Krijesa

“Ata do të prishen, po ti mbetesh” (Hebrenj 1:11).

Gjithë fuqinë hyjnore të Birit të vetëmlindur të Perëndisë, Zotit tonë Jisu Krisht dhe epërsinë e Tij të pakrahasueshme nga engjëjt e shenjtë, na thekson dhe na mëson sot shën Pavli në leximin e apostullit të ditës. Krijuesi i botës, para se të shfaqet në botë si Shpëtimtar dhe Shpërblenjës, ishte, Biri dhe Fjala e Perëndisë dhe Atit, Zoti Jisu Krisht. Dhe para se të shpallë Shpirti i Shenjtë, me gojën e ungjillorit Joan, në ungjillin e tij të shenjtë, se të gjitha -të dukshmet dhe të padukshmet-, siç dëshmojmë në simbolin e besës -nëpërmjet tij-, -Birit dhe Fjalës së Perëndisë-, u bënë, “dhe pa atë nuk u bë asgjë që është bërë” (Joani 1:3), foli në psalmin 101, nëpërmjet profetit David, atë që dëgjuam në apostullin e sotëm.

* * *

Me të vërtetë. Asnjë, as njeri as engjëll, nuk mund të krahasohet me Krijuesin e botës. Sepse edhe engjëjt janë krijesa të Tij. Janë qenie shpirtërore të cilat, dashuria atërore e Perëndisë i përdor në veprën e madhe të shpëtimit të ne njerëzve. Vetëm Biri i vetëmlindur i Perëndisë rri në të djathtën e fronit të madhështisë së Atit të Tij. të gjithë armiqtë e Tij do të munden dhe do të bëhen nënkëmbëz të këmbëve të Tij. Të gjithë ata, që i kundërvihen Mbretërisë së Tij të përjetshme dhe mohojnë hyjninë e Tij, do të zhduken dhe Mbret i përjetshëm dhe Zot i qiellit e i dheut do të jetë Biri i Perëndisë, që u trupëzua dhe u bë njeri. Atij do t’i falen dhe do ta adhurojnë dhe engjëjt në qiejt, dhe njerëzit mbi tokë dhe demonët nën tokë. Dhe ky pranim dhe adhurim i Jisu Krishtit, si Zot, është lavdi dhe lëvdatë ndaj Perëndisë dhe Atë.

* * *

Këto fjalë të apostull Pavlit janë një përgjigje që mbyll gojën, mbron dhe, njëkohësisht, hedh poshtë një herezi judaike, që u shfaq atëherë si adhurim engjëjsh, e cila e pakëson hyjninë e Zotit Krisht; kjo përbënte një shmangie vdekjeprurëse të doktrinës nga e vërteta e zbuluar. Engjëjt thjesht paraqiten si shenjtorët, për nderim dhe kujtim, dhe jo për adhurim, i cili i përket Perëndisë. Dhe kjo, sepse veprën e shpërblimit nuk e morën përsipër engjëjt, por Biri dhe Fjala e Perëndisë që u trupëzua, Jisu Krishti, tek i cili “rri trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolos. 2:9). “Jo një i dërguar ose engjëll, por Ai vetë i ka shpëtuar” (Isaia 63:9), thotë Perëndia në Shkrimin e Shenjtë. Engjëjt ashtu si edhe njerëzit janë krijesa të Perëndisë. Krishti është Krijuesi dhe Ndërtuesi.

* * *

Sipas psalmit profetik dhe mesiak, numër 101, Ati Perëndi i drejtohet Birit Perëndi dhe e quan atë Zot, duke thënë: “Që në krye të herës themelove tokën, o Zot, dhe vepër e duarve të tua janë qiejt…” (Psal. 101:25). Dhe këto, dikur do të ndryshojnë, domethënë e gjithë bota e dukur dhe natyrale, si një rrobë tjetër do të vjetrohet dhe do të prishet. Dhe, ashtu si ne nxjerrim rrobën e jashtme dhe e palosim, kështu edhe Ti, Biri i Perëndisë, me tërëfuqinë tënde, do të mbështjellësh gjithësinë e natyrës, do ta ndryshosh dhe do ta shndërrosh në një të re dhe shpirtërore. “Por ti, o Zot, mbetesh i pashndërruar dhe i pandryshuar. Ti je gjithmonë i njëjti. Dhe si i pavdekshëm dhe i përjetshëm që je, vitet e tua nuk do të shterojnë” (Heb. 1:12).

Një mendimtar i madh, shën Grigor Teologu, shkroi: “E tillë është jeta jonë; jemi ëndërr që nuk qëndron, fluturim zogu që kalon, anije që nuk le asnjë shenjë mbi det, pluhur, avull i hollë, vesë e agimit, lule që mbin përkohësisht dhe me kohën fishket”.

Pra, të gjitha prishen dhe sa shikojmë nuk do të mbeten përgjithmonë. “Dhe sipas premtimin të atij presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilën rri drejtësia” (II Pjetri 3:13).

* * *

Por, ndërsa të gjitha gjërat lëndore dhe njerëzore janë të përkohshme dhe do të shndërrohen, “Krishti është po ai dje dhe sot dhe në jetë të jetëve” (Heb. 13:8). Është i vetmi që, brenda ndryshimit të të gjithave, mbetet i pandryshuar.

Miqësia dhe dashuria me të cilën na rrethon Perëndia mbetet e vazhdueshme. Ne, shumë herë, tregojmë realisht se nuk jemi të qëndrueshëm në miqësinë tonë ndaj Tij. Harrojmë vullnetin eTij dhe shkelim Ligjin e Tij. Por, Ai nuk i ndryshon ndjenjat që ka për ne, për arsye të fajeve tona. Është shoku më i mirë dhe më i qëndrueshëm në gëzimet dhe në pikëllimet e jetës sonë. Dhe kur do të mbarojë jeta jonë mbi tokë, Krishti vazhdon të kujdeset për të afërmit tanë kur, për më tepër, ne nuk do të mund tu ofrojmë asnjë shërbim. Është Shpërblenjësi ynë i pandryshuar që, në ardhjen e Tij të dytë, do të zgjojë trupat tanë, që tua dorëzojë shpirtrave tanë. Kështu, me trupat tanë shpirtëror dhe të dematerializuar, që do të jenë të të njëjtës formë me botën e re, e cila do të vijë nga ripërtëritja e botës së tashme, do të na ftojë të shijojmë jetën e lumur dhe të pavdekshme.

* * *

Këtë pavdekësi, Zoti Krisht, dëshiron ta transmetojë tek të gjithë pasuesit e Tij. Siç është Krishti i pavdekshëm, do, që të bëhen të pavdekshëm edhe të krishterët e Tij. Ashtu si Krishti është i lumur dhe i lavdëruar, kështu të bëhen edhe të krishterët, që me pagëzimin u denjësuan të bëhen anëtarë të Trupit të Tij. Të kalojnë shekuj të pafund, dhe asnjë shenjë pleqërie të mos shfaqet, asnjë hije pikëllimi në gëzimin e tyre.

E thellë është dëshira e njeriut, që të bëhet i paprishshëm dhe i pavdekshëm. Por, që të plotësohet kjo dëshirë, vetëm një mënyrë ekziston. Jetën e përjetshme ta sigurojë që kur është mbi tokë. Nëse do të arrijë që mos ta dorëzojë zemrën e tij në të përkohshmet, që, do apo nuk do, do të vijë një ditë që do të ndahet nga ato; nëse do arrijë që, brenda ndryshimeve të vazhdueshme të jetës njerëzore, të mbetet i lidhur ngushtë me dhënësin e jetës së përjetshme; atëherë, sa gëzim dhe siguri do të ndiejë, kur do të dijë se në të gjitha situatat e jetës së tij, ka si mbrojtës vetëm atë, Shpërblenjësin e pashndërruar.

Njerëzit, ndryshojnë shumë herë ndjenjat e tyre ndaj nesh, shumë herë shndërrohen. Sot na premtojnë mbështetje dhe miqësi të vazhdueshme. Dhe, nuk është e rrallë që, nesër t’i harrojnë premtimet e tyre. Dhe të tregohen plotësisht indiferentë për ato që na premtuan. Akoma, është e mundur -nëse interesat e tyre do të ndryshojnë- të shndërrohen në kundërshtarët tanë, që me çdo mjet do të kërkojnë shkatërrimin tonë. Kurse Krishti mbetet gjithmonë miku ynë i vetëm dhe i përjetshëm. Dashuria e Tij për ne as ndryshon, as pakësohet.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin. Shumë e dorëzuan zemrën e tyre në gjëra materiale dhe u mbështetën në ndihmën e njerëzve; dhe megjithatë, me kalimin e kohës, u zhgënjyen hidhur. I tillë ishte edhe Napoloni i madh që, në fundin e jetës së tij u internua në Shën Elenë dhe shënoi në ditarin e tij. “Pas pak do të gjendem në varr… Dhe emri im do të bëhet provim për nxënësit e vegjël, që do tua japë mësuesi për të kontrolluar njohurinë e tyre historike. Kjo do të ngelet nga ai, që u quajt Napoloni i madh.” Pra, interesi i njeriut është të lidhë jetën me të ardhmen e tij, me Krishtin e paprishur dhe të përjetshëm. Kështu do të sigurojë miqësinë dhe dashurinë e Tij të vazhdueshme për këtë jetë dhe për jetën e amshuar. U bëftë!

Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:

Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

 IGNATI

Berat me 15.03.2020

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων