01/06/2020 01/06/2020 E diel, 31 maj 2020 – Shenjtori i ditës. E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik. Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmor Ermia. Dëshmor Kriski. 5 dëshmorët në Askalon. – E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik – Debati i lindur nga mësimi i arianëve doli para vendimit të tërë Kishës...
01 Ιουνίου, 2020 - 12:37

E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik

Διαδώστε:
E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik

E diel, 31 maj 2020 – Shenjtori i ditës.

E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik. Petronila, bija e Apostull Petros. Dëshmor Ermia. Dëshmor Kriski. 5 dëshmorët në Askalon.

– E Diela e Etërve të Sinodit të Parë Ekumenik –

Debati i lindur nga mësimi i arianëve doli para vendimit të tërë Kishës në Sinodin që Konstandini thirri në Nikea, në vitin 325. Ky sinod, i njohur si Sinodi i Parë Ekumenik, dekretoi se Logos, Fjala dhe Biri i Perëndisë, është i pakrijuar dhe hyjnor. Ai është i lindur domethënë, i lindur prej Atit, dhe jo i bërë ose i krijuar prej Atij. Ai është i bashkëqenshëm (një esencë) me Atin (homousios). Ai është Perëndi i Vërtetë prej Perëndie të Vërtetë, Fjala e Perëndisë me anë të të Cilit u bënë të gjitha. Është ky Biri hyjnor i Perëndisë, i pakrijuar, i vetëmlindur, i Cili u bë njeri prej Virgjëreshës Mari si Jisu Krishti Mesia i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës.

Një të Diel, para festës së madhe të Pentikostisë, ne nderojmë Etërit hyjmbajtës që morën pjesë në Sinodin e Parë Ekumenik dhe formuluan doktrinën e Kishës sonë për një Hyjni Trihipostatike. Ky kristalizim i besimit tonë ka rëndësi, sepse lidhet me jetën tonë, sjelljen tonë dhe pritjen tonë për fundin tonë dhe fundin e historisë.

Atësia shpirtërore në jetën e Kishës është e rëndësishme në një mënyrë të veçantë. E përcakton me saktësi Apostull Pavli në Letrën e tij drejtuar Korinthianëve (1Kor. 4:15). “Edhe sikur të keni dhjetë mijë mësues në Krishtin, po nuk keni shumë etër; sepse unë ju linda në Krishtin Jisu me anë të ungjillit” (1Kor. 4:15).

Ati shpirtëror, e çon besimtarin drejt Kishës, drejt Trupit të Krishtit. Brenda Trupit të gjallë, njeriu lind nga Shpirti i Shenjtë dhe bëhet pjesëmarrës, sipas hirit, i pranisë së ngjallur të Perëndinjeriut Krisht.

Sot ne nderojmë mësuesit e mëdhenj të besimit tonë, të cilët mësuan me jetën e tyre korrekte dhe me fjalën e shenjtë njeriun shpirtëror, që lind me fuqinë dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë. Dhe nuk i nderojmë vetëm në ditën e sotme, por edhe gjatë gjithë lutjeve tona, ne kërkojmë ndërmjetimin e tyre për Perëndinë Triadik, sepse edhe vetë u denjësuan të jetojnë dhe të predikojnë Ungjillin e Hirit. Në linjën e Etërve të Kishës sonë ndodhen edhe etërit shpirtërorë, që i udhëheqin bijtë e tyre në hirin dhe lirinë e Krishtit, në kungimin e Trupit të Nderuar dhe të Gjakut të Tij jetëbërës.

Ati sipas trupit u ofron bijve të tij gjërat e domosdoshme për mbijetesë; ati shpirtëror iu siguron bijve të tij të domosdoshmet për kapërcimin e jetës së tanishme dhe pjesëmarrjen në jetën dhe në gëzimin e Zotit tonë. Ati është i domosdoshëm për fëmijën, sepse i fal siguri, mbrojtje, stabilitet. Ati shpirtëror e çon fëmijën e tij shpirtëror në spirancën e besimit, në Perëndinë Triadik, e fut në Trupin e Krishtit tonë dhe i ofron siguri dhe fuqinë e pritjes me shpresë të Atit Qiellor. Ati shpirtëror i udhëheq fëmijët drejt Dhëndrit Krisht, për të jetuar të bashkuar në Trupin e Perëndinjeriut lavdinë e Mbretërisë së Tij.

Nderojmë Etërit e Kishës sonë dhe kërkojmë ndërmjetimet e tyre në çdo çast. “Me uratat e etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin!”

* * * * *

– Dëshmor Ermia –

Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm Ermia ishte ushtar në një moshë të thyer. Kishte kaluar vite të tëra në ushtrinë romake, në Komana të Pontit. E mbaroi shërbimin e tij nën mbretërimin e Antoninit të Perëndishmit (138-161), refuzoi çdo para dhe rrëfeu besën e Krishtit Perëndi. U kap dhe u soll para guvernatorit Sebastian, i cili e nxiti të sakrifikonte para idhujve.

Por refuzoi fuqishëm, ndaj e dorëzuan në tortura. Xhelatët i thyen nofullat, më pas ia shkulën lëkurën e fytyrës. E hodhën në furrë të zjarrtë nga ku doli i paprekur për çudi të të gjithëve. Sebastiani i kërkoi një magjistari (në dokumentet sllave magjistari mban emrin Marus) të përgatiste një helm të fortë për shenjtin. Kur pa se shenjti nuk pësoi gjë, vetë magjistari rrëfeu fuqinë hyjnore të Krishtit dhe iu pre koka menjëherë. Shenjtori pësoi edhe shumë tortura të tjera: e hodhën në vaj të nxehtë, ia nxorën sytë, e varën me kokën poshtë për tri ditë. Përfundimisht, ushtari i Krishtit doli fitimtar duke fituar kurorë në qiell.


Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων