25/09/2020 25/09/2020 Asnjë ilaç dhe asnjë lloj psikoterapie nuk mund të japë fryte nëse nuk ke marrë brenda teje vendimin për t’u shëruar, nëse nuk je i bindur që meriton të jesh mirë, jo të vuash. Mund të vajtosh, të ankohesh, të kërkosh të shërohesh, por brenda teje, në thellësi të qenies sate, dëgjohet thirrja: “Jo, nuk...
25 Σεπτεμβρίου, 2020 - 14:47

E meritoj, dëshiroj dhe mundem… – Atë Haralambos Papadopoulos

Διαδώστε:
E meritoj, dëshiroj dhe mundem… – Atë Haralambos Papadopoulos

Asnjë ilaç dhe asnjë lloj psikoterapie nuk mund të japë fryte nëse nuk ke marrë brenda teje vendimin për t’u shëruar, nëse nuk je i bindur që meriton të jesh mirë, jo të vuash. Mund të vajtosh, të ankohesh, të kërkosh të shërohesh, por brenda teje, në thellësi të qenies sate, dëgjohet thirrja: “Jo, nuk e meritoj të jem mirë. Nuk di të jetoj pa sëmundje. Më frikëson përgjegjësia e të qenit i shëndetshëm…”.

Së jashtmi mund të thërresim: “O Perëndi, largoma këtë pasion!”, ndërsa së brendshmi themi: “Lëre, Zot, mos ma largo. Nuk di të jetoj pa këtë pasion…”. Kësisoj, rend pas etërve shpirtërorë, ankohesh dhe proteston, ia hedh fajin Perëndisë dhe padrejtësive të jetës, por, së brendshmi, nuk je ende gati të ndryshosh, të pendohesh, të jetosh shëndetshëm duke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenit i denjë për këtë.

Nëse brenda teje mohon të jetosh shëndetshëm, lutja nuk mund të të ndihmojë të shërohesh. Për këtë arsye, Krishti e pyeste të sëmurin: “Dëshiron të shërohesh?”. “Dëshiron”, pra je i sigurt se mund të marrësh përsipër përgjegjësinë e jetës tënde. E je gati dhe a beson se meriton një gjë shumë më të mirë se sa thjesht të luash rolin e viktimës dhe të fatkeqit në këtë jetë? E duron dot të të duan dhe të të shohin në sy si të barabatë? I pranon dot të gjitha aspektet e jetës njerëzore, domethënë aspektet e dhimbshme dhe të gëzuara saj? Apo do të fshihesh pas problemeve, në mënyrë që të mos jetosh kurrë?

Nëse e ndjen që dëshiron të bësh ndryshime rrënjësore në jetën tënde, atëherë kërkoja këtë gjë Krishtit me çiltërsi. Kërkoji atij me përgjegjësi, me besim dhe me vendosmëri që të vijë brenda qenies tënde dhe të lejojë të ndodhin ndryshimet e domosdoshme dhe të dobishme për ty.

Thuaj çdo ditë në lutjen tënde me vendosmëri: “Krishti im, pavarësisht traumave dhe frikërave të mia, e meritoj, dëshiroj dhe mundem ta ndryshoj jetën time. E meritoj, dëshiroj dhe mundem t’i shijoj bekimet, dhuratat dhe gëzimin e pranisë tënde në jetën time…”.

Këto fraza përgjëruese duhet të hyjnë deri në thellësi të qenies sate dhe të thyejnë qëndresën e padukshme të “egos” tënde, që nuk të lë të ndryshosh dhe të shërohesh, të kesh një jetë të ndritshme dhe plot gëzim. Krishti, që ngjall të vdekurit prej varreve, mund të të ngjallë edhe ty nga një jetë e vdekur…

Shqip: S. Zh.


— evertetadotjubejetelire.blogspot.com

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων