23/07/2020 23/07/2020 Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ditën e sotme në rrjetet sociale ka publikuar një këngë dedikuar Shën Sofias. Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. “Shën Sofia ti nuk...
23 Ιουλίου, 2020 - 16:00
Τελευταία ενημέρωση: 23/07/2020 - 16:13

“Emrin tënd po e përhapim në botë “/ Erdogan publikon këngën kushtuar Shën Sofisë në 9 gjuhë të ndryshme, mesazh edhe në shqip

Διαδώστε:
“Emrin tënd po e përhapim në botë “/ Erdogan publikon këngën kushtuar Shën Sofisë në 9 gjuhë të ndryshme, mesazh edhe në shqip

Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe.

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ditën e sotme në rrjetet sociale ka publikuar një këngë dedikuar Shën Sofias. Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe.

“Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë,”- është vargu i kënduar në gjuhën shqipe që interpretohet nga këngëtarja Imran Salkan.

Në këngë janë përfshirë edhe gjuhët: kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.

Kujtojmë se të premten e 10 korrikut një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

— dosja.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων