02/08/2020 02/08/2020 Më 1 gusht fillojnë kreshmët, të cilat paraprijnë kremten e madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses, të cilën e festojmë më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe feja u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet me qëllim lartësim shpirtëror dhe pendim për veprat e këqija. Ato janë lidhur me shpresën dhe dashurinë e të...
02 Αυγούστου, 2020 - 18:52

Fillojnë kreshmët e së kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses

Διαδώστε:
Fillojnë kreshmët e së kremtes së Fjetjes së Hyjlindëses

Më 1 gusht fillojnë kreshmët, të cilat paraprijnë kremten e madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses, të cilën e festojmë më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe feja u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet me qëllim lartësim shpirtëror dhe pendim për veprat e këqija. Ato janë lidhur me shpresën dhe dashurinë e të krishterëve ortodoksë ndaj Nënës së Shenjtë dhe kanë karakter të rreptë, si Kreshmët e Mëdha. Ditën e parë të kreshmës 1 gusht në kishat ortodokse kryhet një liturgji për shenjtërimin e ujit. Vetëm në festën e Shndërrimit të Zotit (6 gusht) është lejuar konsumi i peshkut. Kreshma vazhdon dy javë deri më 14 gusht.


bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων