02/04/2021 02/04/2021 Në këtë skenë shprehet gjithë vuajtja e Krishtit për njerëzimin. Pjesën qëndrore të ikonës e zë kryqi, i cili fillon nga kreu dhe deri poshtë. Gjithashtu në pjesën e sipërme paraqiten dy simbole: hëna dhe dielli . Në ikonografi këto dy simbole janë shumë të rëndësishëm sepse ato shprehin fillimin dhe fundin e ditës, por...
02 Απριλίου, 2021 - 17:46
Τελευταία ενημέρωση: 02/04/2021 - 18:23

Ikona “Kryqëzimi”, është skena më e dhimshme që piktori Konstandin Zografi e ka punuar për ikonostasin e Kishës së Mitropolisë në Korçë në shekullin e XVIII

Διαδώστε:
Ikona “Kryqëzimi”, është skena më e dhimshme që piktori Konstandin Zografi e ka punuar për ikonostasin e Kishës së Mitropolisë në Korçë në shekullin e XVIII

Në këtë skenë shprehet gjithë vuajtja e Krishtit për njerëzimin.
Pjesën qëndrore të ikonës e zë kryqi, i cili fillon nga kreu dhe deri poshtë. Gjithashtu në pjesën e sipërme paraqiten dy simbole: hëna dhe dielli . Në ikonografi këto dy simbole janë shumë të rëndësishëm sepse ato shprehin fillimin dhe fundin e ditës, por në këtë rast ato shprehin idenë se Krishti është fillimi dhe fundi i gjithçkaje. Krishti paraqitet i mbërthyer në kryq me të dyja duart dhe të dyja këmbët e tij. Në çdo anë të kryqit është vendosur nga një engjëll në pozicion fluturimi. Ata e ndjekin skenën me keqardhje për Krishtin që vuan. Prapa Krishtit të kryqëzuar mbi kryq paraqiten godina, të cilat i japin perspektivën ikonës. Në njërën nga dyert e ndërtesës paraqitet një ushtar romak duke mbajtur një shigjetë mbi krye.
Akti i kryqëzimit të Krishtit që përshkruhet nga të katër Ungjëllorët, shpreh fitoren e tij mbi vdekjen me anë të vdekjes. Krishti i gjithëfuqishëm vendosi të bëhet njeri dhe të vdesë si skllav për të shpëtuar krijesën e tij. Për këtë arsye dhe Kryqi bëhet shprehja konkrete e thelbit të Krishtërimit.
Skena e Kryqëzimit zhvillohet rreth Krishtit të kryqëzuar mbi kryq. Në secilën anë të kryqit paraqitet një grup me figura. Ndër më kryesoret mes tyre janë në të majtë Shën Mëria mes një grupi grash, ndërsa në të djathtë kemi një grup me figura burrërore, mes të cilëve dallojmë figurën e shenjtorit të preferuar dhe të ushtarit romak. Shumë interesante është fakti që në të majtë paraqiten tri figura grash, kurse në të djathtë vetëm dy figura burrërore, çka krijon një lloj asimetrie , një dukuri e rrallë në ikonografinëe dy vëllezërve.
Ndjenja kryesore që përshkon ikonën është një vuajtje ekstreme që shfaqet fare qartë në fytyrat e gjithë pjesëmarrësve të skenës. Shën Mëria paraqitet duke fshirë lotët, duke mos suportuar dot dhimbjen e madhe që ndjen për djalin e saj të kryqëzuar në kryq, kurse pjesëtarët e tjerë të kësaj skene përveç keqardhjes shprehin edhe çudinë e tejskajshme për ngjarjen që po zhvillohet. Ushtari romak është pikturuar me elementë të artit perëndimor.Në lëvizjet dhe ngjyrat e forta si dhe kapelat në formë helmete e tregojnë qartë këtë tendencë si dhe idenë se Atelieja Zografi ishte shumë e qartë me çfarë ndodhte në këtë art në perëndim. Pjesa e jashtme e ikonës afron nënshkrimin me vitin e pikturimit (1770).

 

 

facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων