Kisha e Shën Sofisë
Kisha e Shën Sofisë – Ἁγία Σοφία; në shqip e përkthyer si Kisha e ″Diturisë Hyjnore” është ndërtuar në vitin 537 në qytetin e Kostandinopojës me urdhër të Perandorit Justinian I. Arkitektët që punuan për ndërtimin e saj ishin Isidori i Miletit dhe Anthemi i Trales.
Ky monument është një prej shembujve më të arrirë në arkitekturën Bizantine dhe shënoi revolucionin më të madh në arkitekturën e Krishterë dhe për më tepër se 1000 vite mbajti vendin si Kisha më e madhe në të gjithë botën.
Shën Sofia ishte një shembull arkitekturor jo vetëm për ndërtesat e Krishtera por edhe për arkitekturën Otomane të mëvonshme ku kupola dhe harqet u kopjuan në mjaft xhami të vogla e të mëdha nëpër të gjithë Perandorinë Osmane .
Pas pushtimit të Kostandinopojës nga Osmanët në vitin 1453 Kisha u shndërrua në xhami, duke shërbyer si një xhami perandorake për Sulltanët Osmanë.
Mbeti si e tillë deri në vitet 1930′ kur Mustafa Kemal Atatürk urdhëroi që Shën Sofia të kthehej në muze. Një vendim i tillë u dha për të ruajtur trashëgiminë historike të monumentit si një simbol i paqes ndërmjet besimeve.
Vendimi i qeverisë Turke në 10 korrik 2020 riktheu pas dekretin e presidentit Atatürk, duke cenuar statusin aktual të Shën Sofisë dhe duke vënë në rrezik vlerat kulturore dhe historike të një monumenti që shkon përtej kufijve të Turqisë së sotme.
Përgatiti: Ledio Karaj
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










