Kisha në shpellën e fshatit Koshorisht gëzon statusin e monumentit të kulturës dhe të natyrës
Ndodhet në fshatin Kosharisht të njësisë administrative Lunik të qytetit të Librazhdit dhe është shpallur monument kulture në vitin 1973.
Kjo kishë në shpellë shtrihet në majën e malit të Letmit me lartësi rreth 300 m dhe nënjë pozicion shumë të vështirë për t’u ngjitur. Nga vendasit njihet ndryshe edhe si “ShpellaKishë”.
Ajo ka formën e një zgavre natyrore rrethore dhe thellësia e saj është rreth 8 m. Hyrja e saj është me drejtim nga jugu.
Shpella është një zgavër natyrore shkëmbi dhe ka formën e njëdhome 7×5 m dhe ka një grykë që shkon afërsisht 15x8m.
Piktura e shpellës eremite të Koshorishtit ka disa skena, të cilat mbartin vlera të rëndësishme kulturore dhe historike.
Tavani i shpellës është i suvatuar me llaç e mbi të janë pikturuar, në formë kompozimi me rrathë, dy skena në formë medalioni dhe ngjitur me to familja e ktitorit nëminiaturë. Njëra nga skenat paraqet figurën e Shën Mërisë me Emanuelin (Krishtin fëmijë),kurse skena tjetër ka të pikturuar figurën e Krishtit Pandokrator.
Nën krahun e djathtë të Shën Mërisë janë pikturuar shtatë figura njerëzore në miniaturë dhe nën krahun e majtë të saj edhe një figure e tetë.
Duke u nisur nga disa elemente të pikturës, siç janë stili i pikturimit, linjat arkaike të vizatimit, thjeshtësia e disa prej tipareve të figurave biblike etj.,Th. Popa ka shprehur mendimin se këto elemente dëshmojnë “për nji pikturë mjaft të lashtë, për nji pikturë ndofta të periudhës së dinastisë së Makedonëve e të Komnenëve, e cila fillon mbas fitores mbi ikonoklastët (gjysma e dytë e shek.IX) dhe shkon deri në të XII shekull”.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










