KOLEJI UNIVERSITAR “LOGOS” PJESE E SHKOLLES VERORE NDERKOMBETARE, UNIVERSITETI IONIAN I KORFUZIT
Nga data 10 deri më 22 korrik 2023, Departamenti i Historisë i Universitetit Jonian të Korfuzit, Greqi zhvilloi shkollën verore ndërkombëtare me temë “Detarët në Greqinë e lashtë: piratët, marinarët, kolonët”, me përgjegjës shkencor Prof. Athanasios A. Efstathiou, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane. Përgjegjës akademik ishin Dr. Polikseni Strolonga dhe Dr. Konstantinos Stefou. Seminari u fokusua në forma të ndryshme detarësh në Greqinë e lashtë, nga piratët dhe marinarët e deri te kolonët. Në përgjithësi, u studiua roli i marinarëve në udhëtimet mitike, lëvizjet e popullsisë dhe betejat detare nga epoka arkaike deri në atë helenistike. Përveç leksioneve të përditshme nga studiues dhe profesorë, programi përfshinte vizita në vende dhe atraksione arkeologjike.
Në kuadër të bashkëpunimit të Kolegjit Universitar “LOGOS” me Universitetin Jonian të Korfuzit, në këtë shkollë verore mori pjesë Ass/Lektore Lina Basoukou, pedagoge pranë Programit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek (Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë), duke ndarë me ta eksperiencën e saj arsimore. Tema e saj e prezantimit ishte “Detarët në skenën teatrale”.
Kolegji Universitar “LOGOS” – 🎓Dritë dhe fuqi jete!

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










