17/12/2018 17/12/2018 Nxënësit e Shkollave “Frymë Dashurie” Kolendra Krishtlindjesh për Kryepiskopin Anastas Tonin e tyre i dhanë atmosferës së Krishtlindjeve, fëmijtë dhe të rinjtë, që psallën kolendrat për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas. Të Dielën, më 16 Dhjetor në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, Koret e Shkollës 9-vjeçare...
17 Δεκεμβρίου, 2018 - 14:56
Τελευταία ενημέρωση: 17/12/2018 - 16:29

Kolendra Krishtlindjesh për Kryepiskopin Anastas

Διαδώστε:
Kolendra Krishtlindjesh për Kryepiskopin Anastas

Nxënësit e Shkollave “Frymë Dashurie”

Kolendra Krishtlindjesh për Kryepiskopin Anastas

Tonin e tyre i dhanë atmosferës së Krishtlindjeve, fëmijtë dhe të rinjtë, që psallën kolendrat për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas.
Të Dielën, më 16 Dhjetor në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, Koret e Shkollës 9-vjeçare “Frymë Dashurie” në Gjirokastër si edhe i Kolegjit “Frymë Dashurie” në Mesopotam (zona e Sarandës) vizituan Fortlumturinë. Të dyja këto qendra arsimore funksionojnë nën kujdesin e Kryepiskopit në Mitropolinë e Gjirokastrës.
Pasi morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, fëmijët të shoqëruar nga mësuesit e tyre u pritën me ngrohtësi nga Kryepiskopi në sallën e Qendrës Sinodike, ku kënduan kolendra nga treva të ndryshme të Shqipërisë por edhe të Greqisë. Ajo që bëri përshtypje të veçantë ishte fakti se kishin treguar kujdes së bashku me mësuesit e tyre të muzikës që të përkthejnë në Shqip por edhe që të asimilojnë këngë Krishtlindjesh në Anglisht dhe Frëngjisht.
E gjithë fryma që përcollën pati përgëzimet e veçanta nga ana e Kryepiskopit Abastas që përveç se Kryebari i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është edhe një pedagog i shquar dhe mësues akademik.
Nga ana e tyre nxënësit dhe mësimdhënësit shprehën edhe një herë tjetër falendrimin e tyre të thellë dhe mirënjohjen për të gjitha sa Kryepiskopi Anastas dhe Kisha Orthodhokse ka krijuar për ta dhe shanset e rëndësishme që u ofrohen nga ajo. Nxënësit në vijim vizituan Kompleksin madhështor të Katedrales së Ngjalljes së Krishtit në qendër të Tiranës, të tjera komplekse me vlerë të kryeqytetit si edhe Institucionin “Shpresa” në Durrës, aty ku Kryepiskopi bën realitet interesimin e tij për fëmijët jetimë apo me pa kujdes të mjaftueshëm familjar.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων