18/11/2020 18/11/2020 Të krishterët orthodhoksë kudo në botë fillojnë udhëtimin e tyre të përvitshëm shpirtëror të Kreshmës së Krishtlindjes. Një udhëtim që i udhëheq në thellësitë e shpirtrave të tyre, duke kontrolluar e përgatitur veten për festimin e hareshëm të Krishtlindjes. Kur shumë njerëz mendojnë për kreshmët e mëdha, mendimi i parë që vjen shpesh ëshë heqja...
18 Νοεμβρίου, 2020 - 16:37

“Kreshma dhe Kreshmimi”!

Διαδώστε:
“Kreshma  dhe  Kreshmimi”!

Të krishterët orthodhoksë kudo në botë fillojnë udhëtimin e tyre të përvitshëm shpirtëror të Kreshmës së Krishtlindjes. Një udhëtim që i udhëheq në thellësitë e shpirtrave të tyre, duke kontrolluar e përgatitur veten për festimin e hareshëm të Krishtlindjes. Kur shumë njerëz mendojnë për kreshmët e mëdha, mendimi i parë që vjen shpesh ëshë heqja dorë nga disa ushqime të caktuara. Fatkeqësisht, shumë njerëz s’e kuptojnë siç duhet se çfarë është në të vërtetë kreshmimi dhe përse duhet që ta praktikojmë.
Sipas teologut të njohur Aleksandër Shmeman:
“Qëllimi i kreshmës nuk është të na imponojë disa detyrime formale, por të zbusë zemrën tonë, me qëllim që ne të mund të provojmë “etjen dhe urinë” e fshehtë për komunikimin me Perëndinë”.
Kështu, ne mund të themi se qëllimi dhe synimi parësor i kreshmimit është, së pari, të na bëjë të ndërgjegjshëm për Perëndinë. Kreshmimi i vërtetë përfshin uri të vërtetë.
Etërit e Kishës rekomandojnë se ne gjithmonë duhet të ngrihemi nga tavolina duke ndjerë se mund të kishim ngrënë më tepër. Gjatë këtyre çasteve sakrifice e përpjekjeje thirremi të kthejmë mendjet tona drejt Perëndisë dhe të kujtojmë veten për vartësinë tonë të plotë nga Ai. Të gjitha bekimet e jetës – ushqimet, pijet dhe shëndeti – vijnë nga Ai. Ai është dhënësi, ushqyesi dhe burimi ynë i jetës. Kreshmimi na bën ne shumë të vetëdijshëm për këtë vartësi nga Ai.
Tjetër qëllim i kreshmimit është të na ndihmojë ne të kultivojmë vetëdisiplinimin në jetën tonë. Mentaliteti i botës është të kënaqësh dëshirat e tua kurdoherë kur ke mundësi. Ndërsa jeta kristiane paraqet njё tjetёr mendim. Kisha na thërret të disiplinojmë mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Nёse nuk kontrollojmë zakonet, veprimet dhe mendimet tona dhe nuk e lёmё tërë qenien tonë nën pushtetin e Krishtit, ne nuk mund të rritemi kurrë ashtu siç duhet në jetën e krishterë.
Qëllimi i tretë i kreshmimit është të veprojë në jetën tonë si një burim ndriçimi. Nëse kreshmimi kombinohet me më shumë lutje e veprime bamirësie, atëherё kreshmët bëhen një periudhë zbulimi dhe gjetjeje. Përgjatë historisë, Perëndia u ka folur atyre njerëzve që kanë kreshmuar dhe kanë përqendruar tërë qënien e tyre mbi Të. Në jetën e Jisuit, ashtu si edhe në jetën e shumë personazheve të Biblës dhe të shenjtorëve të Kishës, ne shikojmë se momentet kur ata takuan Perëndinë qenë periudha të kreshmimit.
Së fundi, kreshmimi na ndihmon të çlirojmë veten nga diktatura e trupit dhe e shpirtit.
Mos e shikoni atë si një dënim personal ose si diçka negative, por si diçka pozitive. Nëse udhëhiqet nga Shpirti i Shenjtë kreshmimi duhet të japë frytet e Shpirtit të Shenjtë, i cili përfshin mbi të gjitha dhuratën e gëzimit. Këtë na kujtojnë himnet në fillim të kreshmëve.
“Me gëzim le të hyjmë në fillimin e Kreshmëve, e le të mos jemi me pamje të trishtuar.
Janë 40 ditë të Kreshmëve dhe të gjitha le t’i mbajmë me gëzim”.

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων