07/04/2021 07/04/2021 Tregojnë, të dashur besimtarë, se një skifter jeton 70 vjet. Në moshën 40 vjeçare atij i duhet të bëj një sakrificë të madhe. Duhet ta bëj këtë sakrificë që t’i shtojë jetës së tij akoma dhe 30 vite të tjera. Në moshën 40-vjeç sqepi i tij është i lakuar, krahët janë të rënduar, kështu nuk...
07 Απριλίου, 2021 - 19:30
Τελευταία ενημέρωση: 07/04/2021 - 19:31

“Le të bëhet sakrifica e Kryqit, krahë për t’u ngjitur lart në qiell, në atdheun tonë të përjetshëm”!

Διαδώστε:
“Le të bëhet sakrifica e Kryqit,  krahë për t’u ngjitur lart në qiell, në atdheun tonë të përjetshëm”!

Tregojnë, të dashur besimtarë, se një skifter jeton 70 vjet. Në moshën 40 vjeçare atij i duhet të bëj një sakrificë të madhe. Duhet ta bëj këtë sakrificë që t’i shtojë jetës së tij akoma dhe 30 vite të tjera. Në moshën 40-vjeç sqepi i tij është i lakuar, krahët janë të rënduar, kështu nuk mund të fluturojë dot mirë dhe nuk mund të ushqehet dot. Çfarë bën në këtë kohë skifteri? Nga një lartësi shumë e madhe, bie me sqep mbi shkëmb që të thyej sqepin dhe e bën këtë deri sa sqepi i tij të thyhet. Kështu qëndron derisa i ripërtërihet sqepi i ri. Pas kësaj ai shkul kthetrat e këmbëve të tij. Pa këtij proçesi ai shkul pendët e krahëve të tij, që ti dalin pupla të reja. I gjithë ky proçes vazhdon për 5- muaj. Pas kësaj kohe ai është i ripërtërirë dhe kjo ripërtëritje i jep atij mundësinë për të jetuar edhe 30 vjet akoma. Bëri sakrificë dhe fitoi jetë më tepër.
Kështu ndodh dhe me ne, nëse duam të kemi jetë, duhet të sakrifikojmë. Nëse duam të kemi jetën e përjetshme duhet të sakrifikojmë gjithçka. Kjo është një porosi që na thotë vet Zoti, të cilën e dëgjuam në pjesën e Ungjillit të sotëm: “ Kush do të humbasë jetën e tij, për shkakun tim dhe për hatër të Ungjillit, ai do të fitoi jetën e përjetëshme”. Pra duhet të humbasim, të sakrifikojmë që të fitojmë jetën e përjetëshme. Zoti nuk na e mëson këtë vetëm me fjalë, por na e tregoi me vetë jetën e tij. Ne e dimë që ai e zbrazi dhe e përuli veten Tij,, u bë njeri dhe më pas duroi gjithçka. Duroi talljet, përqeshjet, fyerjet, duroi akoma dhe vdekjen në kryq. Sakrifica që bëri Krishti, nuk e bëri për veten e Tij, por e bëri për të na dhënë neve të gjithëve jetën e përjetëshme.
Zoti nuk na tregoi rrugë tjetër për në jetën e përjetëshme, por na tregoi rrugën që Ai vetë e ndoqi i pari. Çfarë thotë Zoti: “ Kushdo që të vijë pas meje, do të mohoi veten e tij, të mar kryqin e tij dhe të më ndjekë”.
Të gjithë ne e dimë që jemi në një udhëtim, në një udhëtim nga shkretëtira për në tokën e premtuar. Jemi në një udhëtim nga kjo jetë me mundime, për në atdheun tonë të përjetëshëm dhe të lumtur. Kjo periudhë e kreshmës, që ne jemi tani, na ndihmon në këtë udhëtim. Qëllimi i kësaj kreshme është që nëpërmjet kreshmës tonë shpirtërore dhe trupore, nga privimi i ushqimeve dhe gjithçka tjetër, ne të mundemi duke jetuar gjithë ngjarjet në vazhdim, që arrin kulmin në Kryqëzimin dhe në Ngjalljen e Zotit, të shijojmë diçka nga jeta e përjetëshme. Ky është qëllimi pse ne mbajmë kreshëm, për të shijuar këtë gëzim të atdheut tonë, pikërisht në Ngjalljen e Zotit.
Kjo kërkon sakrificën e secilit prej nesh. Ne e dimë shumë mirë që jeta jonë e përditshme është e mbushur plot me sakrifica. Jeta e përditshme e jona kërkon sakrificë. Jeta e shoqërisë sonë kërkon sakrifica nga të gjithë ne. Nuk mund të ndërtohet dot një shoqëri pa sakrifica.
Ja, le të kujtojmë historinë e Gjermanisë. E dimë sa u shkatërrua ai vend, gjatë luftës së dytë botërore, por u përtëri përsëri sepse populli i tij bëri sakrifica të mëdha. Jo vetëm thjesht duke paguar taksat si qytetarë të atij vendi, por dhe në punën vullnetare, kontibutin, që ata vazhdimisht jepnin për vendin e tyre. Kishin caktuar që një ditë të javës, do të punonin dhe nuk do të paguashin, por do të ishte një kontribut për vendin e tyre. Tashmë e dimë të gjithë ku është Gjermania dhe si është jeta atje në këtë vend.
Po në vendin tonë? Jemi kaq afër Evropës dhe kaq larg Evropës. Jemi kaq shumë të varfër kur dimë që vendi ynë është kaq shumë i pasur dhe me një klimë shumë të mirë. Po pse jemi kështu? Sepse ne nuk jemi gati të humbasim. Sepse nuk jemi gati të sakrifikojmë. Sepse nuk jemi gati të kontribojmë. Shumica prej nesh mendojnë të kundërtën, si të fitojmë, si të vjedhim, si të pasurohemi, mendojnë vetëm për vetën tonë dhe nuk mendojmë për tjetrin dhe për kombin tonë. Kjo është fatkeqësia jonë.
Megjithatë, të dashur besimtarë, ne nuk do të mbetemi në këtë llum të kësaj pjese të shoqërisë. Ne duhet të ngrihemi më lart, të bëjmë kontributin tonë. Ne duhet të bëjmë sakrificën tonë. Ne në gjithë përpjekjen tonë duhet të mos ndikohemi prej tyre, por të afrojmë çdo ditë, kudo që të jemi, atë të cilën ne kemi mundësi të bëjmë dhe të ofrojmë.
Është një shprehje shumë e bukur që profeti Isai na thotë: “ Ata që shpresojnë në Zotin, ripërtërijnë forcat e tyre, ngrihen lart me krahë si shqiponja”.
Le të bëhet, të dashur besimtarë, Kryqi, faljen e të cilit kremtojnë sot, të bëhet krahë për secilin prej nesh që të ngjitemi lart në qiell, në atdheun tonë të dashur. Amin

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, E Diela e III e Kreshmëve, dt. 04/04/2021

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων