26/08/2020 26/08/2020 E mërkurë, 26 gusht 2020 – Leximet biblike DITË KRESHME APOSTULLI – 2 Korinthianëve 6:11-16. Goja jonë u hap për ju, o Korinthianë, zemra jonë u zgjerua. Nuk jeni në ngushtim në ne, por jeni në ngushtim përbrenda jush. Dhe për të na e shpërblyer, ju flas si bijve, bëhuni edhe ju të gjerë. Mos...
26 Αυγούστου, 2020 - 11:23

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E mërkurë, 26 gusht 2020 – Leximet biblike
DITË KRESHME

APOSTULLI – 2 Korinthianëve 6:11-16.

Goja jonë u hap për ju, o Korinthianë, zemra jonë u zgjerua. Nuk jeni në ngushtim në ne, por jeni në ngushtim përbrenda jush. Dhe për të na e shpërblyer, ju flas si bijve, bëhuni edhe ju të gjerë.

Mos hyni në një zgjedhë me të pabesët; sepse ç’të përbashkët ka drejtësia me paligjshmërinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën? Edhe ç’përputhje ka Krishti me Belialin? Apo ç’pjesë ka besimtari me të pabesin? Apo ç’bashkim ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, siç tha Perëndia: “Se do të banoj në mes tyre, dhe do të eci; dhe do të jem Perëndia i tyre, dhe ata do të jenë populli im”.

* * * *

UNGJILLI – Marku 1:23-28.

Edhe ishte në sinagogën e tyre një njeri që kishte frymë të ndyrë, edhe bërtiti duke thënë: Ah! Ç’ka mes nesh dhe teje, Jisu Nazaretas? Erdhe të na humbasësh? Të di cili je, Shenjti i Perëndisë. Po Jisui e qortoi, duke thënë: Mbyll gojën dhe dil nga ai. Edhe fryma e ndyrë, si e shkundi fort dhe bërtiti me zë të madh, doli nga ai.

Edhe të gjithë u habitën, sa që bisedonin njëri-tjetrin, duke thënë: Ç’është kjo? Ç’është ky mësim i ri? Sepse me pushtet urdhëron edhe frymët e ndyra, edhe i binden. Edhe menjëherë fama e tij u përhap nëpër gjithë vendin rreth Galilesë.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων