14/07/2020 14/07/2020 E martë, 14 korrik 2020 – Leximet biblike APOSTULLI – 1 Korinthianëve 1:1-9 Pavli, i thirrur apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, edhe vëllai ynë Sosten, kishës së Perëndisë që është në Korinth, të shenjtëruarve në Jisu Krishtin, të thirrurve shenjtorë, bashkë me gjithë ata që thërresin në çdo vend në...
14 Ιουλίου, 2020 - 12:04

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E martë, 14 korrik 2020 – Leximet biblike

APOSTULLI – 1 Korinthianëve 1:1-9

Pavli, i thirrur apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, edhe vëllai ynë Sosten, kishës së Perëndisë që është në Korinth, të shenjtëruarve në Jisu Krishtin, të thirrurve shenjtorë, bashkë me gjithë ata që thërresin në çdo vend në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, i tyre dhe yni; hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe Zotit Jisu Krisht.

Falënderoj përherë Perëndinë tim për ju, për hirin e Perëndisë që ju dha me anë të Jisu Krishtit; se me anë të tij u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë e në çdo dituri, siç u vërtetua ndër ju dëshmia e Krishtit; që ju të mos mbeteni prapa në asnjë dhunti, duke pritur zbulesën e Zotit tonë Jisu Krisht, i cili edhe do t’ju mbështesë deri në fund që të dilni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jisu Krisht. Besnik është Perëndia, prej të cilit u thirrët në shoqërinë e Birit të tij Jisu Krisht, Zotit tonë.

* * * *

UNGJILLI – Mateu 13:24-30

Një tjetër paravoli u pruri atyre, duke thënë: Mbretëria e qiejve ngjau me një njeri që mbolli farë të mirë në arën e tij. Po ndërsa flinin njerëzit, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër në mes të grurit, edhe iku. Edhe kur mbiu bari e bëri fryt, atëherë u dukën edhe egjërat. Edhe shërbëtorët erdhën pranë të zotit të shtëpisë e i thanë: Zot, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Pra si ka egjra?

Po ai u tha atyre: Një njeri armik e ka bërë këtë. Edhe shërbëtorët i thanë atij: Do pra të shkojmë e t’i mbledhim ato? Po ai tha: Jo, se mos vallë duke mbledhur egjërat, shkulni edhe grurin bashkë me to. Lërini të rriten të dy bashkë deri në korrje edhe në kohën e korrjes do t’u them korrësve: Mblidhni më përpara egjërat edhe i lidhni në duaj për t’i djegur ato; ndërsa grurin mblidheni në grunarin tim.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων