26/03/2020 26/03/2020 Në këtë gjendje të vështirë pandemie dhe izolimi nevojitet të shtojmë besimin dhe lutjen drejt Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia. —— (8) LUTJA – Lutja me komboskinë Midis shumë lutjeve kemi edhe një lutje tjetër të shkurtër, e cila kujtohet lehtë dhe që mund të përsëritet vazhdimisht, gjatë tërë ditës...
26 Μαρτίου, 2020 - 12:58

Lutja me komboskinë

Διαδώστε:
Lutja me komboskinë

Në këtë gjendje të vështirë pandemie dhe izolimi nevojitet të shtojmë besimin dhe lutjen drejt Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia.
——
(8) LUTJA – Lutja me komboskinë

Midis shumë lutjeve kemi edhe një lutje tjetër të shkurtër, e cila kujtohet lehtë dhe që mund të përsëritet vazhdimisht, gjatë tërë ditës dhe në çdo rrethanë.
Kjo është Lutja e Jisuit: “O Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin!”

Kjo lutje e pandërprerë mund të vazhdojë edhe ndërkohë që jemi të angazhuar në aktivitete normale të jetës, duke punuar, duke ecur, duke udhëtuar etj., madje edhe duke fjetur.

Kjo lutje mund të thuhet me zë ose duke pëshpëritur, me mendje dhe me zemër.

Këtë lutje mund ta thotë madje edhe një memec apo dhe një i verbër.
Kjo është edhe forma më e zakonshme e “lutjes së pandërprerë”, formë e cila u zhvillua në traditën murgërore dhe u përhap shpejt në të gjithë anëtarët e Kishës.

Kjo lloj lutje mund të shoqërohet edhe me përdorimin e komboskinit (një fill me nyje), si mjet ndihmës dhe përqendrues.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων