Mbi 300 mijë euro për Manastirin e Rilës pas vizitës së Kryeministrit në të
Qeveria do të sigurojë 600 mijë leva ( rreth 307 mijë euro) për punime të restaurimit dhe mirëmbajtjes të Manastirit të Rilës, i cili është ndër monumentet arkitekturore më të mëdha të Bullgarisë. Këtë e tha Kryeministri Borisov pasi vizitoi manastirin dhe në vend u njoh me problemet e tij financiare. Pak më herët nga manastiri alarmuan se deri në fillim të qershorit ende nuk është transferuar në llogarinë e tij bankare shuma e subvencionimit shtetëror që manastiri e merr rregullisht.
Manastiri i malit Rila është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-së në vitin 1983.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










