Më 10 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare respekton dëshmorin e shenjtë të besimit Harallambi Çudibërësi nga Magnezija
Sipas besimeve popullore Shën Harallambi është sundimtar i sëmundjeve, kryesisht i murtajës.
Festa mbetet në traditën bullgare si një nga kremtet e fundit dimërore. Që nga ajo ditë njerëzit fillojnë të punojnë tokën, pasi dimri mbaron ditën e Shën Thanasit më 18 janar.
Shën Harallambi ishte një njeri shumë i drejtë dhe tregoi shenjtërinë e tij përderisa ishte ende gjallë, duke përhapur fjalën e Zotit. Ai u bë peshkop dhe kishte një ndikim të madh te njerëzit. Për këtë arsye perandori mizor romak Septimij Sever e torturoi për gati 13 vjet, vetëm për të hequr dorë nga Krishti. Ai qëndroi i palëkundur dhe i patundur, dhe besimi i tij shëroi të gjitha plagët, dhe çdo mëngjes ai agonte i paprekur. Konsiderohet se ai e mjekonte plagët me mjaltë dhe prandaj Shën Harallambi respektohet edhe si mbrojtës i mjaltit dhe i bletarëve.
Në këtë ditë, njerëzit sjellin mjaltë në tempuj, i cili bekohet dhe mbahet gjatë gjithë vitit si një kurë për fruthin, skuqjet dhe sëmundjet e tjera. Për festën, gatuhen pogaçe që lyhen me mjaltë dhe shpërndahen për shëndetin.
Bletarët bullgarë e respektojnë ditën si festa e tyre profesionale dimërore.
— bnr.bg
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










