21/01/2022 21/01/2022 Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses, Ogdunan – Përmet Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses ndodhet në fshatin e vogël Ogdunan, në zonën e Bënjës. Kisha, e ndërtuar në vitin 1774, është e tipit bazilikal trenefësh. Gjatë periudhës së përndjekjeve ateiste, kisha kishte pësuar dëmtime serioze: çatia ishte shkatërruar plotësisht dhe nga ky shkak kishte filluar rrënimi...
21 Ιανουαρίου, 2022 - 18:04
Τελευταία ενημέρωση: 21/01/2022 - 18:05

Nderhyrje per shpetimin e kishave – Monumente kulture

Διαδώστε:
Nderhyrje per shpetimin e kishave – Monumente kulture

Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses, Ogdunan – Përmet

Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses ndodhet në fshatin e vogël Ogdunan, në zonën e Bënjës. Kisha, e ndërtuar në vitin 1774, është e tipit bazilikal trenefësh. Gjatë periudhës së përndjekjeve ateiste, kisha kishte pësuar dëmtime serioze: çatia ishte shkatërruar plotësisht dhe nga ky shkak kishte filluar rrënimi tërësor i kubeve dhe qemerëve. Ndërkaq narteksi ishte rrëzuar plotësisht.
Gjatë ndërhyrjeve, të realizuara në viteve 1995-1996 u pastrua plotësisht sistemi i mbulesës së brendshme, u konsoliduan qemerët e mbulesës dhe u rindërtua çatia me konstruksion druri dhe e mbuluar me rrasa guri të zi. Gjithashtu, u rishtrua me pllaka guri e gjithë dyshemeja, u meremetuan suvatimet e brendshme, u vendosën dyert dhe dritaret dhe u sistemua ambienti rrethues.
Ndërhyrja për shpëtimin e kishës u realizua me nismën, kujdesin dhe mbledhjen e fondeve financiare nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων