15/11/2019 15/11/2019 Kreshma Origjina e kreshmës. Kreshmimi orthodhoks e ka origjinën nga Zoti Krisht. Para se të predikonte doktrinën e Tij, Ai ka agjëruar vet 40 ditë, ashtu si kanë agjëruar para Tij edhe profeti Moisi, si dhe profetët e tjerë. Edhe apostujt kanë agjëruar., si dhe të gjithë të krishterët orthodhoksë përgjatë shekujve. “Kreshmimi, të gjithë...
15 Νοεμβρίου, 2019 - 14:37
Τελευταία ενημέρωση: 15/11/2019 - 14:43

Në datën 15 Nëntor nis Kreshma 40 ditore si parapërgatitje për Festën e madhe të Krishtlindjes në datën 25 Dhjetor

Διαδώστε:
Në datën 15 Nëntor nis Kreshma 40 ditore si parapërgatitje për Festën e madhe të Krishtlindjes në datën 25 Dhjetor

Kreshma
Origjina e kreshmës.
Kreshmimi orthodhoks e ka origjinën nga Zoti Krisht. Para se të predikonte doktrinën e Tij, Ai ka agjëruar vet 40 ditë, ashtu si kanë agjëruar para Tij edhe profeti Moisi, si dhe profetët e tjerë. Edhe apostujt kanë agjëruar., si dhe të gjithë të krishterët orthodhoksë përgjatë shekujve. “Kreshmimi, të gjithë shenjtorëve u ka prirë në rrugën e Zotit” – thotë Shën Vasili i Madh.

Porosia e parë e Perëndisë në Parajsë ka qenë për agjërimin, d.m.th për vetpërmbajtjen. Që këtej del se mëkati i parë i njeriut ka qenë mëkat kundër agjërimit, d.m.th. prishi kreshmën. Ashtu si në mëkat merr pjesë edhe shpirti edhe trupi, është e nevojshme që edhe në virtyt dhe në çlirimin nga mëkati, të marrin pjesë që të dy. Qëllimi i kreshmës është pastrimi i trupit, forcimi i vullnetit dhe ngritja shpirtërore. Duke e mbajtur atë, të krishterët kujtojnë pareshtur vuajtjet e Krishtit për shpëtimin e tyre. Agjërimi i vërtetë ka dy veçori: trupore dhe shpirtërore. Sipas tij duhet frenuar ngrënia e tepërt , por në radhë të parë do të thotë vetpërmbajtje nga mendimet, dëshirat dhe veprat e këqija.

Kreshma shton dashurinë, lutjet dhe gadishmërinë në përmbushjen e të gjithave virtyteve ungjillore. Shpirti ka dy krahë me të cilët fluturon drejt qiellit: agjërimin dhe lutjen. Ai është ilaç për sëmundjet trupore dhe shpirtërore dhe për çdo veprim demoniak. Vet Jesu Krishti ka thënë: “Ky lloj demoni del vetëm me agjërim dheme lutje”. Me ndihmën e kreshmës shpirti dhe trupi përgatiten të bëhen tempull i Shpirtit të Shenjtë. Jeta e vërtetë fetare është e pakonceptueshme pa kreshën.

Kreshmët janë porosi e Krishtit.
Përsa i përket çështjes së kreshmëve, të cilat konsiderohen si kusht i domosdoshëm për marrjen e Kungatës Hyjnore, Kisha jonë Orthodhokse na mëson:
Kreshmët janë porosi e Krishtit dhe e Kishës së Tij dhe mjet i domosdoshëm për ushtrimin dhe përparimin shpirtëror të çdo të krishteri. Krishti vet i karakterizoi kreshmët si armë kundër djallit kur tha: “Ky lloj demoni del me lutje dhe me kreshmë”. Dhe Shën Joan Gojarti thotë:
“Kreshmët janë ilaç, po ilaçi, sado i dobishëm që të jetë, shpesh nuk vlen krejt nga mungesa e përvojës së atij që e përdor. Sepse, duhet që njeriu të dijë kohën e përdorimit, sasinë e nevojshme, gjendjen e trupit që do ta marrë ilaçin, kushtet klimaterike, dietën që duhet të mbajë, stinën më të përshtatshme të vitit, e shumë të tjera, të cilat po të mos i kemi parasysh, ilaçi nuk sjell asnjë dobi. Prandaj Kisha jonë e Shenjtë, i ka caktuar periudhat kur i krishteri orthodhoks duhet të mbajë kreshmë.
Kreshmët që i ka caktuar Kisha që mbahen para të kremteve të mëdha të krishtërimit, kanë për qëllim kryesor të na përgatisin shpirtërisht, për t’u njohur dhe ndërgjegjësuar me ngjarjet e mëdha që kremtojmë ato ditë.

Qëllimi i kreshmës
Sipas teologut të njohur ortodoks Aleksandër Shmeman “qëllimi i kreshmës nuk është të na imponojë disa detyrime formale, por të zbusë zemrën tonë, me qëllim që ne mund të provojmë “etjen dhe urinë” e fshehtë për komunikim me Perëndinë”.
Kështu që ne mund të themi se qëllimi dhe synimi parësor i kreshmimit është, së pari, të na bëjë të ndërgjegjshëm për Perëndinë. Kreshmimi i vërtetë përfshin uri të vërtetë. Do të thotë mohim të ushqimit të vetes gjatë kohës së urisë. Etërit e Kishës rekomandojnë se ne gjithmonë duhet të ngrihemi nga tavolina duke ndjerë se mund të kishim ngrënë më tepër. Gjatë këtyre çasteve sakrifice e përpjekjeje thërritemi të kthejmë mendjet tona drejt Perëndisë dhe të kujtojmë veten për vartësinë tonë të plotë te Ai. Të gjitha bekimet e jetës, ushqimet, pijet dhe shëndeti, vijnë nga Ai. Ai është dhënësi, ushqyesi dhe burimi ynë i jetës. Kreshmimi na bën ne shumë të vetëdijshëm për këtë vartësi nga Ai.

Tjetër qëllim i kreshmimit është të na ndihmojë ne të kultivojmë vetëdisiplinimin në jetën tonë. Mentaliteti i botës është të kënaqësh dëshirat e tua kurdoherë kur ke mundësi. Ndërsa jeta kristiane paraqet një të kundërt me këtë gjë. Kisha na thërret të disiplinojmë mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Derisa të mendojmë të kontrollojmë zakonet, veprimet dhe mendimet tona dhe të vemë tërë qenien tonë nën pushtetin e Krishtit, ne nuk mund të rritemi kurrë ashtu siç duhet në jetën e krishterë.

Qëllimi i tretë i kreshmimit është të veprojë në jetën tonë si një burim ndriçimi. Nëse kreshmimi kombinohet me më shumë lutje e veprime mëshire, atëherë kreshmët bëhen një periudhë zbulimi dhe gjetjeje. Përgjatë historisë, Perëndia u ka folur atyre njerëzve që kanë kreshmuar dhe kanë përqëndruar tërë qënien e tyre mbi Të. Në jetën e Jesuit, ashtu si dhe në jetën e shumë personazheve të Biblës dhe të shenjtorëve të Kishës, ne shikojmë se momentet kur ata takuan Perëndinë qenë periudha të kreshmimit.

Së fundi, kreshmimi na ndihmon të çlirojmë veten nga diktatura e trupit dhe shpirtit. Mos e shikoni atë si dënim personal ose si diçka negative, por si diçka pozitive. Nëse udhëhiqet nga Shpirti i Shenjtë kreshmimi duhet të japë frytet e Shpirtit të Shenjtë, i cili përfshin mbi të gjitha dhuratën e gëzimit.

Kreshmë të Mbara!
Radio “Ngjallja”

facebook.com/RadioNgjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων