14/01/2021 14/01/2021 Më 14 janar bashkësia e romëve në Bullgari kremton festën e saj më të madhe – Ditën e Shën Vasilit, ose Bango Vasil – Vasili i Çalë. Festa është e njohur si “Viti i Ri i Romëve” dhe kremtohet nga të gjithë romët – pavarësisht nga feja e tyre. Në krahinat e ndryshme të Bullgarisë...
14 Ιανουαρίου, 2021 - 15:28

Në Ditën e Shën Vasilit romët bullgarë festojnë Vitin e Ri

Διαδώστε:
Në Ditën e Shën Vasilit romët bullgarë festojnë Vitin e Ri

Më 14 janar bashkësia e romëve në Bullgari kremton festën e saj më të madhe – Ditën e Shën Vasilit, ose Bango Vasil – Vasili i Çalë. Festa është e njohur si “Viti i Ri i Romëve” dhe kremtohet nga të gjithë romët – pavarësisht nga feja e tyre.

Në krahinat e ndryshme të Bullgarisë më 14 janar festa shënohet nëpërmjet ritualit “Survakane” /një xhiro rituale nëpër shtëpitë nga një grup fëmijësh ose burrash të pamartuar – beqarë, të cilët trokasin me një shkop të zbukuruar apostafat për rastin, të quajtur “survaçka”, anëtarët e familjes, kafshët, ndërtesat dhe thonë urime nga më të mirat për shëndet, lumturi dhe begati/, ose nëpërmjet mishërimit të kreut të familjes në Bango Vasil, i cili hedh në shtëpi grurë dhe oriz.

E gjithë kjo bëhet me një solemnitet të madh, sepse besohet se sjell pjellori, bagëti, fat të mirë dhe lumturi.

Për shkak të masave anti-epidemike autoritetet rekomandojnë që rituali “survakane” të mbahet vetëm në mjedisin familjar.

 

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων