29/01/2020 29/01/2020 Në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, u mbajt ceremonia e publikimit të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë” në Shqipëri, edicioni i tetë i kësaj serie. Ceremonia, e cila u nderua nga prania e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Durrësit dhe Tiranës Anastas Janullatos, u ndoq nga shumë të ftuar të nderuar, përfshirë ambasadorin polak në Tiranë,...
29 Ιανουαρίου, 2020 - 14:46
Τελευταία ενημέρωση: 29/01/2020 - 14:50

“Ngjyrat e Ortodoksisë në Shqipëri”/ Publikohet albumi në Katedralen Ortodokse

Διαδώστε:
“Ngjyrat e Ortodoksisë në Shqipëri”/ Publikohet albumi në Katedralen Ortodokse

Në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, u mbajt ceremonia e publikimit të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë” në Shqipëri, edicioni i tetë i kësaj serie.

Ceremonia, e cila u nderua nga prania e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Durrësit dhe Tiranës Anastas Janullatos, u ndoq nga shumë të ftuar të nderuar, përfshirë ambasadorin polak në Tiranë, Karol Bachura.

Kjo ceremoni përbëhej nga disa pjesë: performanca e korit të kishave, një panel diskutimesh me organizatorët e ceremonisë, ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit për fotografitë “Ngjyrat e Ortodoksisë, Shqipëri” dhe hapja e një ekspozite fotografike me të njëjtin emër.

Ceremonia u organizua nga Kisha Ortodokse në Shqipëri në bashkëpunim me Kishën Ortodokse në Poloni.

Qëllimi i albumit, si dhe e gjithë ndërmarrja, ishte të paraqiste shumëllojshmërinë dhe bukurinë e Ortodoksisë në Shqipëri.

Në fund të ceremonisë u bë hapja e një ekspozite të veprave fituese, e kombinuar me promovimin e albumit dhe mundësinë për të parë albumet e publikuara deri më tani nga seriali “Ngjyrat e Ortodoksisë”.

Ekspozita përfshin fotografi të zgjedhura nga 472 foto të dërguara për konkursin “Ngjyrat e Ortodoksisë në Shqipëri ‘nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων