18/04/2024 18/04/2024 E enjte, 18 prill 2024 – Shenjtori i ditës. Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Dëshmor Sava Goti. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ) – OSHËNARE ATHANASIA E EGJINËS – Oshënare Athanasia mendohet të ketë lindur në shek. 9, në ishullin...
18 Απριλίου, 2024 - 15:54

Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Dëshmor Sava Goti

Διαδώστε:
Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Dëshmor Sava Goti
E enjte, 18 prill 2024 – Shenjtori i ditës.
Oshënar Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës. Dëshmor i ri Joani. Oshënare Athanasia e Egjinës. Dëshmor Sava Goti.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ)
– OSHËNARE ATHANASIA E EGJINËS –
Oshënare Athanasia mendohet të ketë lindur në shek. 9, në ishullin e Egjinës. Qysh fëmijë dallohej për jetën e virtytshme dhe dëshironte t’ia përkushtonte jetën e saj Zotit. Por, prindërit e detyruan të martohej. Gjashtëmbëdhjetë ditë pas martesës, barbarët u dyndën në ishull dhe i masakruan të shoqin, i cili po punonte në arë. Shenjtorja mendoi të përfitonte nga rasti, për t’u bërë murgeshë, por një edikt perandorak, që doli në atë kohë, urdhëronte që vajzat dhe vejushat e reja të martoheshin me paganë. Ajo iu nënshtrua përkujdesjes hyjnore dhe bëri një martesë të dytë, por shembulli i jetës së saj të virtytshme pati një shkëlqim dhe ndikim aq të madh tek i shoqi, saqë ai vendosi të bëhej murg. Pak kohë pas hyrjes në manastir, ai ndërroi jetë dhe shenjtorja ua shpërndau të varfërve pasurinë e saj. Kështu arriti, më në fund, të përqafonte jetën murgërore dhe me anë të shembullit të saj tërhoqi pas vetes një numër të madh grash të ishullit. Athanasia jetonte me asketizëm të rreptë; ushqehej me bukë e ujë dhe gjatë Kreshmës hante një herë në dy ditë pak perime. Pas katër vjetësh e zgjodhën igumene, por ajo tregonte një përulësi aq të madhe, sa asgjë nuk e dallonte nga motrat e tjera.
Dashuria për Perëndinë u shtua në zemrën e saj dhe pas katër vitesh si igumene, Athanasia u tërhoq bashkë me disa nxënëse, për të bërë jetën hezikaste, nën drejtimin e asketit të shenjtë që quhej Matthe. Kur asketi ndërroi jetë, ajo shkoi në Konstandinopojë, ku jetoi shtatë vjet në një manastir, duke ruajtur nostalgjinë për jetën eremite në Egjina. Pasi u urdhërua në një vizion, që të kthehej përsëri, i kaloi atje ditët e fundit të jetës së përkohshme, duke u mësuar nxënëseve parimet e jetës së virtytshme. Ditën që Zoti e kishte paralajmëruar, ajo caktoi një pasuese dhe e dorëzoi shpirtin te Perëndia, duke thënë Psaltirin së bashku me murgeshat e tjera. Që në çastin e varrimit, në varrin e saj ndodhën mrekulli të shumta. Kur luteshin atje, shumë të verbërve iu kthye përsëri drita e syve. Pas 12 ditësh, dy murgesha panë shenjtoren, të veshur me rroba mbretërore, të qëndronte me lavdi përpara derës së kishës.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων