13/07/2020 13/07/2020 E hënë, 13 korrik 2020 – Shenjtori i ditës. Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara. – Oshënar Stefan Savaiti – Nipi i shën Joan Damaskinit, lindi në Damask në vitin 725. Kur ishte 10 vjeç xhaxhai i tij e dërgoi në Lavra të shën Savës, ku për 15 vjet u ushtrua shumë...
13 Ιουλίου, 2020 - 11:29

Oshënar Stefan Savaiti

Διαδώστε:
Oshënar Stefan Savaiti

E hënë, 13 korrik 2020 – Shenjtori i ditës.

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara.

– Oshënar Stefan Savaiti –

Nipi i shën Joan Damaskinit, lindi në Damask në vitin 725. Kur ishte 10 vjeç xhaxhai i tij e dërgoi në Lavra të shën Savës, ku për 15 vjet u ushtrua shumë mirë në jetën murgjërore.

Pas vdekjes së xhaxhait të tij, shkoi në shkretëtirë dhe iu përkushtua krejtësisht studimit të fjalës së Perëndisë. Gjithashtu në shkretëtirë u mor me poezi dhe arriti të bëhej një nga poetët e Kishës sonë.

Talentin që i kishte dhuruar Perëndia, oshënari ia përkushtoi vetëm lavdisë së Perëndisë dhe jo admirimit njerëzor. Kjo ndodhte sepse ai frymëzohej gjithmonë nga fjalët e Shkrimit të Shenjtë, i cili thotë: “Dhe çdo gjë që të bëni me fjalë e me vepër t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij”.
Oshënar Stefani, pasi e zbukuroi Kishën me poezi, ndërroi jetë në paqe në vitin 807.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων