“Pendimi i përditshëm me anë të lutjes”!
Rrëfimi i mëkateve nuk është diçka që duhet bërë me raste të veçanta gjatë vitit, kur shkojmë tek ati ynë shpirtërorë. Meqë mëkatojmë çdo ditë, kemi nevojë të pendohemi çdo ditë. Ashtu siç ia rrëfejmë mëkatet tona Jisuit çdo ditë kur lutemi, kështu duhet ta heqim vellon e turpit nga vetja për misterin e rrëfimit ndërsa nevoja për t’u rrëfyer rritet.
Pendimi gjatë lutjes tonë private të çon drejt misterit të rrëfimit, të çon drejt atit shpirtëror. Ti kupton mëkatet e tua të ditës dhe i shënon që mos të harrosh kur të shkosh të kryesh misterin e rrëfimit tek ati shpirtëror.
Vetë Jisui na mësoi ta përdorim lutjen private si një mjet për pendim, atëherë kur na mësoi të lutemi së kështu: “Fali fajet tona…” Agustini na thotë: “Pagëzimi është për të gjitha mëkatet. Për mëkatet e vogla pa të cilat nuk bëjmë dot, është lutja. Cila lutje? “Falna fajet tona”vetëm njëherë u lamë kur u pagëzuam; por çdo ditë lahemi me lutje.
Pendimi i përditshëm me anë të lutjes është pjesë e traditës Orthodhokse, p.sh. kur themi lutjen e Jisuit: “Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë mëshiromë mua mëkatarin. Ç’mund të jetë tjetër kjo lutje e bukur veçse një rrëfim personal i të qenit mëkatarë? Gjatë lutjeve para kungimit ne përsërisim duke thënë se jemi të pavlefshëm dhe i lypim Perëndisë falje; sa herë përsëritet në liturgji lutja e faljes “Mëshiro o Zot”!
Shën Joan Gojarti ka shkruar: “Kemi caktuar pesë mënyra pendimi. E para, njohja e mëkateve tona; së dyti, falja e mëkateve të të afërmit tonë; së treti, nëpërmjet lutjes; së katërti, duke dhënë lëmoshë dhe duke bërë bamirësi; së pesti, përulësia.
Mos u vononi, por ecni në këto rrugë çdo ditë.
Pra, pendimi dhe rrëfimi në çdo formë duhet t’i paraprijnë marrjes së Krishtit në misterin e Kungimit, por duhet të jetë pendim i përditshëm.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










