16/11/2019 16/11/2019 Buka e meshës është mjeshtëri. Duhet durim dhe besim. Provo dhe do të shohësh se gëzimi është i pamasë. Përbërësit: 750 g miell (i fortë dhe i butë bashkë), 1 lugë çaji kripë, maja sa një kokërr qiqër, 3 filxhanë çaji ujë pak të ngrohtë. Para se të fillojmë, lyejmë fundin dhe anët e tepsisë...
16 Νοεμβρίου, 2019 - 15:48
Τελευταία ενημέρωση: 16/11/2019 - 15:51

Përgatitja e meshës

Διαδώστε:
Përgatitja e meshës

Buka e meshës është mjeshtëri. Duhet durim dhe besim. Provo dhe do të shohësh se gëzimi është i pamasë.

Përbërësit:
750 g miell (i fortë dhe i butë bashkë), 1 lugë çaji kripë, maja sa një kokërr qiqër, 3 filxhanë çaji ujë pak të ngrohtë. Para se të fillojmë, lyejmë fundin dhe anët e tepsisë me miell ose, nëse kemi dyllë, ngrohim tepsinë dhe e lyejmë me të. Me një pecetë të pastër mbledhim yndyrën e tepërt.

Përgatitja:
Bërja e brumit
Në një enë mesatare hedhim miellin e situr. Marrim një filxhan me pak ujë të vakët, tretim aty majanë dhe kripën, i hedhim këto brenda në miell dhe fillojmë të punojmë brumin me fuqi dhe ritëm të shpejtë. E punojmë pa u ndalur për 15-20 minuta, duke lagur herë pas here duart me ujin që na ka mbetur, por kujdes, brumi të mos bëhet i butë.

Mbështjellja
Veprimi i dytë është mbështjella sipër një tavoline me sipërfaqe të lëmuar. Marrim brumin me të dyja duart dhe me anë të gishtërinjve e rrotullojmë të gjithin, e përsëritim këtë veprim disa herë, derisa brumi të bëhet i lëmuar brenda dhe jashtë, si sipërfaqja e mermerit. Brenda 10-15 minutash, ai do të jetë gati. I japim formë të rrumbullakët dhe e vendosim në tepsinë e lyer me dyllë. Punimi i brumit, siç duhet, siguron dhe suksesin e meshanikut.

Vulosja me meshanik
Bukën e meshës e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe ashtu siç e kemi e mbështjellim me një rrobë të ngrohtë. E lëmë 10 minuta sa të zërë një kore të hollë. E zbulojmë dhe me meshanik bëjmë shenjën e Kryqit. Para se ta vendosim meshanikun, e lyejmë me miell, e shkundim, pastaj e vendosim në qendër të bukës së meshës dhe e shtypim me forcë pa e lëvizur, në thellësi deri një gisht, në mënyrë që vula të dalë mirë. Duke shtypur me gishtin e madh të dorës së djathtë meshanikun, me dorën tjetër fillojmë ta ngremë atë, në mënyrë që të marrë ajër dhe të shkëputet lehtë.

Ardhja e brumit
Mbulojmë bukën e meshës me pecetën e pastër, e mbështjellim me mbulesa të ngrohta, që të vijë. E lëmë kështu gati 2 orë. Gjatë kësaj kohe, 1-2 herë, ngremë mbulesën që të shohim nëse ka ardhur brumi.

Pjekja
Një çerek ore para se brumi i meshës të vijë, ngrohim furrën në 300oC. Para se ta futim në të, me një gjilpërë metalike të gjatë, bëjmë vrima sipër bukës së meshës, sa gjilpëra të prekë fundin, në këto pika të vulës: në katër cepat e pjesës qendrore (Qengjit) dhe në periferi. Lëvizim lehtë mbi meshë pëllëmbën e dorës, në formë rrethore, në mënyrë që të dalë ajri; dhe e futim në furrë në temperaturën 250oC, duke bërë kujdes të mos digjet. Kur të ketë marrë ngjyrë, e mbulojmë me një letër të dyfishtë varaku dhe e ulim temperaturën në 200oC. E lëmë të piqet për 35 minuta në 200oC dhe për 35 minuta të tjera në 150oC. Pastaj fikim sobën dhe e lëmë brenda në furrë për 10 minuta të tjera, që të kullojë. E nxjerrim nga tepsia e dyllosur dhe e mbështjellim me peceta të pastra. Tepsinë nuk e lajmë, mund ta përdorim për të pjekur bukë të tjera meshe pa e dyllosur përsëri. Gjithashtu, enët që përdorim për këtë punë, nuk i përdorim për asgjë tjetër.

 

— facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων