18/12/2018 18/12/2018 Manastiri i hirshëm i shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit nga data 14 – 16 dhjetor 2018, u gjallërua nga prania dhe entuziazmi për rritje shpirtërore i grupit rinor të të rinjve nga Tirana, të cilët të drejtuar nga atë Grigori përjetuan 3 ditë të të veçanta në këtë vend të mrekullueshëm. Koordinatorët Jani Meni, Parashqevi...
18 Δεκεμβρίου, 2018 - 17:57

Që të gjithë të jemi NJË

Διαδώστε:
Që të gjithë të jemi NJË

Manastiri i hirshëm i shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit nga data 14 – 16 dhjetor 2018, u gjallërua nga prania dhe entuziazmi për rritje shpirtërore i grupit rinor të të rinjve nga Tirana, të cilët të drejtuar nga atë Grigori përjetuan 3 ditë të të veçanta në këtë vend të mrekullueshëm.

Koordinatorët Jani Meni, Parashqevi Gega dhe Ana Baba organizuan, përgatitën dhe realizuan programin e këtij aktiviteti reflektues 3 ditor.
Dita e premte nisi me shërbesën e Paraklisit, ku të rinjtë i psalën së bashku së Tërëshenjtës. Pas shërbesës së Pasdarkës të rinjtë u mblodhën rreth zjarrit ku ndoqën me interes atë Irineun, priftin e manastirit, i cili tregoi historinë dhe mrekullitë e shën Joan Vladimirit dhe manastirit të tij.

Më pas Parashqevi Gega, koordinatorja e Rinisë u tregoi të rinjve për përvojën e saj në Uganda të Afrikës dhe i nxiti ata të jenë falenderues për çdo të mirë që na jep Zoti, sepse duke pasur që ka edhe të tjerë që janë më keq, kuptojmë sa shumë të bekuar jemi dhe sa shumë duhet të mendojmë për ata rreth nesh, që kanë nevojë.

Programi i së shtunës vijoi me lutjen e mëngjesit, mëngjesin dhe orën e shoqërizimit, punë dore, ku të rinjtë përgatitën kartolina për Krishtlindje, shitja e të cilave do të mbështesë nismën për mbjelljen e 150 trëndafilave në hyrje të manastirit, kostoja e të cilave kërkoi 30.000 lekë, nga të cilat deri tani janë siguruar 20.000 lekë. Për 6 vite me radhë nismat e ndërmarra nga grupi i të rinjve Tiranë në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, janë pjesë e pandarë e progameve që ata organizojnë dhe realizojnë, sepse e duan hijeshinë e shtëpisë së Zotit dhe gëzohen të të!

Më pas atë Petro Halili drejtoi bisedën me temë “Rëndësia e shpërdarjes së Lajmit të mirë, detyrë e çdo të krishteri”, ku theksoi që këtë këtë Krishtlindje të mendojmë më shumë rreth kësaj detyre të shenjtë që na la Zoti dhe të jemi dritë për çdokënd rreth nesh.

Pas drekës grupi i të rinjve u drejtua për te Kryqi dhe Kisha e Shën Dhimitrit në Fikas, ku u lutën dhe reflektuan së bashku.

Pas kthimit në Manastir, të rinjve të ndarë në dy grupe psalën shërbesën e Mbrëmësores së të shtunës me himnet e saj frymëzuese të Ngjalljes së Krishtit.
Gjatë programit të së shtunës grupit rinor nga Tirana iu bashkangjit edhe një përfaqësi e të rinjve nga Elbasani.

E diela, dita e Zotit, filloi me Shërbesën e Mëngjesit dhe Litrugjinë në Kishën e Shën Joan Vladimirit, drejtuar nga Imzot Andoni, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.
Gjatë predikimit të së dielës ai theksoi që duhet të ripërtërihemi e të bëhemi krijesë e re, sikundër na thekson edhe apostull Pavli. Të jemi gati të pranojmë ftesën e Zotit, pa justifikime që jemi të zëna me gjëra të tjera.

Mësimi i tropareve dhe këngëve të Krishtlindjes gjatë darkës, ia la vendin Reflektimit të Krishtlindjes, ku të rinjtë lexuan mesazhe që shpjegojnë të kremten dhe kuptimin e Krishtlindjes dhe kënduan e psalën këngë e tropare të kësaj feste.

Gjatë mëngjesit u kënduan këngë e tropare për Krishtlindje, dhe më pas të rinjtë ndoqën bisedën shumë frymëzuese të drejtuar nga imzot Andoni me temë: “Që të gjithë të jemi një”!
Hirësia e Tij, Andoni shpjegoi rëndësinë dhe kuptimin e unitetit, besimit shpresës dhe të pasurit të një qëllimi. Kjo gjë na afron shumë, tha ai, ndaj duke pasur parasysh që kemi një Zot, një Besim, një Pagëzim, ne jemi shumë më pranë njeri -tjetrin se sa mendojmë.

Jeta shpirtërore është luftë e vështirë tha ai, nëse ju duket e lehtë, kjo tregon që nuk po angazhoheni siç duhet. Zoti thotë kur dy a tre janë mbledhur së bashku, unë jam mes tyre. Ndaj është e nevojshme të mblidhemi 2 a 3 ose më shumë, që Zoti të jetë mes nesh, dhe ne ta dëshmojmë unitetin. Besimi i drejtë, mësimi i drejtë, do të na drejtojnë në jetë të drejtë sipas qëllimit të Zotit. Shqetësimet, preokupimet e ndryshme të jetës futen mes nesh dhe duket sikur na largojnë nga njeri-tjetri dhe nga Zoti. Në fakt, mënyra e përqasjes sonë ndaj rrethanave tregon si e jetojmë unitetin, besimin, synimin drejt qëllimit të jetës, sepse të gjitha preokupimet duhet të shohin drejt qëllimt final, madje vetëm kështu marrin kuptim familja, shoqëria, sfidat e gjithçka e kësaj jete.

Të kemi kujdes që të mos e refuzojmë shpëtimin që na ofroi Zoti, sepse ky është mëkat i pafalshëm. Zoti na krijoi që të adhurojmë atë, jo të adhurojmë krijimin e tij, por në krijim të shohim, njohin dhe gjejmë Krijuesin tonë.
Sikudër porosit edhe shën Pavli, kujdes nga lakmia, që është idhujtari…ndaj le të ripërtërihemi në krijesën e re dhe le të rritemi na masën e trupit të Krishtit, si gjymtyrë të tij, pra në një trup, një UNITET.

Të rinjtë me mirënjohje në zemër për këto ditë të veçanta përjetimi u larguan nga Manastiri me shpresën që do të rikthehen së shpejti për një tjetër program të tillë së bashku me grupin rinor të Mitropolisë së Elbasanit.

Mirënjohje për të gjithë ata që bënë të mundur këtë aktivitet të veçantë, dhe shumë falenderime për kryebariun tonë, Anastas, që kujdeset për brezin e ri, që t’u jepet mundësia të njohin thesarin e besimit dhe pasurinë e paçmuar të të vërtetave hyjnore.
Që të gjithë të jemi një dhe të ripërtërihemi në njeriun e ri në Zotin!

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων