16/11/2020 16/11/2020 Kreshma, si institucion tepër i lashtë, haset qysh në Dhiatën e Vjetër (Deut. 8: 18. Is. 58: 4-10. Joil 2: 15. Jona 3: 5-7), dhe afirmohet tek e Reja. Vetë Zoti kreshmoi për dyzet ditë rresht përpara se të fillonte veprën e Tij publike (Lluk. 4: 1-2) dhe dha udhëzime për mënyrën e ushtrimit të...
16 Νοεμβρίου, 2020 - 13:39

RËNDËSIA E KRESHMËS DHE ZBATIMI I SAJ NË DITËT E SOTME (Pj.2/9) – Tekst mbi Kreshmën i Sinodit të Kretës, 2016 –

Διαδώστε:
RËNDËSIA E KRESHMËS DHE ZBATIMI I SAJ NË DITËT E SOTME (Pj.2/9) – Tekst mbi Kreshmën i Sinodit të Kretës, 2016 –

Kreshma, si institucion tepër i lashtë, haset qysh në Dhiatën e Vjetër (Deut. 8: 18. Is. 58: 4-10. Joil 2: 15. Jona 3: 5-7), dhe afirmohet tek e Reja. Vetë Zoti kreshmoi për dyzet ditë rresht përpara se të fillonte veprën e Tij publike (Lluk. 4: 1-2) dhe dha udhëzime për mënyrën e ushtrimit të kreshmës) Matth. 6: 16-18).
Në Dhiatën e Re në përgjithësi kreshma përshkruhet si mjet vetëpërmbajtjeje, pendimi dhe lartësimi shpirtëror (Mark. 1, 6. Vepr. 13: 2. 14, 23. Rom. 14: 21). Kisha, qysh në epokën apostolike, shpalli rëndësinë madhore të kreshmës dhe caktoi të mërkurën dhe të premten si ditë kreshmimi (Did. 8, 1), si edhe kreshmën para Pashkës (Irineu i Lugdunit, në: Histori Kishtare 5, 24. PG 20, 497B-508AB).
Padyshim, në praktikën kishtare, ashtu si ajo dëshmohet ndër shekuj, ka pasur një larmi jo vetëm për sa i përket kohëzgjatjes së kreshmës para Pashkës (Dionisi i Aleksandrisë, Letër drejtuar episkop Vasilidhit, ÑG 10, 1277), por edhe për sa i përket numrit dhe përmbajtjes së periudhave të tjera të saj, të cilat u caktuan nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, kryesisht liturgjikë dhe monastikë, me qëllim që të arrihet, ndër të tjera, përgatitja e duhur përpara të kremteve të mëdha.
Kështu, lidhja e ngushtë midis kreshmimit dhe adhurimit tregon masën dhe qëllimin e kreshmës dhe nxjerr në pah karakterin e saj shpirtëror, prandaj dhe të gjithë besimtarët ftohen t’i përgjigjen, secili sipas fuqisë dhe mundësisë së tij, por pa u lejuar edhe liria e përbuzjes së këtij institucioni të shenjtë: “Ruhu se mos të largon kush prej kësaj rruge mësimi… Sepse, nëse je në gjendje të bartësh gjithë zgjedhën e Zotit, i përsosur do të jesh; nëse nuk mundesh, bëj atë që mundesh. Për sa i përket të ngrënit, mbaj sa të mundesh” (Did. 6: 1-3).

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων