22/07/2020 22/07/2020 Ikona “Lindja e Krishtit“ është restauruar duke nxjerrë në dritë vlerat e vërteta të kësaj vepre. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka vlerësuar punën e bërë nga specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit të DRTK Berat. Ajo ka publikuar dy fotografi të ikonës para dhe pas restaurimit ku ndryshimi është i dukshëm....
22 Ιουλίου, 2020 - 14:38
Τελευταία ενημέρωση: 22/07/2020 - 14:39

Restaurohet ikona “Lindja e Krishtit“/ Punë delikate dhe me pasion e restauratorëve

Διαδώστε:
Restaurohet ikona “Lindja e Krishtit“/ Punë delikate dhe me pasion e restauratorëve

Ikona “Lindja e Krishtit“ është restauruar duke nxjerrë në dritë vlerat e vërteta të kësaj vepre.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka vlerësuar punën e bërë nga specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit të DRTK Berat.

Ajo ka publikuar dy fotografi të ikonës para dhe pas restaurimit ku ndryshimi është i dukshëm.

“Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve ka nxjerrë në dritë një tjetër thesar nga laboratori i restaurimit të veprave të artit të DRTK Berat”, është shprehur ajo.

Pas ciklit të virgjëreshës, prezantuar brenda dymbëdhjetë festave të mëdha bizantine, ikona “Lindja e Krishtit“ inauguron ciklin e Krishtit. Kjo ikonë i atribuohet birit të Onufrit, Nikollës, dhe ka qënë pjesë e Katedrales “Fjetja e Shën Marise” në Kalanë e Beratit.

“Lindja e Krishtit” bazohet në Ungjillin sipas Mateut dhe Lukës, por edhe në protoungjillin e Jakomos. Skenat poshtë sfondit të ikonës përfaqësojnë pamjen e jashtme të Betlehemit, ndërsa në qendër të kompozimit përshkruhet Lindja e bebes së mbështjellë me pelena, e cila duket se ka dalë nga një shpellë.

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων