Shën Isaak Siriani: Përulësia si një cilësi e brendshme
Përktheu: Angeliki Kyrousi
Përulesia është së pari një cilësi e brendshme. Ajo shfaq besimin te Perendia, mungesën e të mbështeturit te vetja, kuptimin e padenjësisë dhe prezencën e Shpirtit të Shenjtë në thellësinë e zemrës. Por, në të njejtën kohë, përulësia shfaqet edhe së jashtmi; veshje të thjeshta, fjalë-pakë, mungesë imponimi, nderime për të tjerët, përpjekje për t’ju shmangur privilegjeve, durim kundrejt ofendimeve e mundimeve.
Përulesia e jashtme dhe ajo e brendshme janë pandashmërisht të lidhura me njëra-tjetrën. Përulesia e jashtme është e gënjeshtërt përveçse atëherë kur dikush përul veten përpara Perëndisë në zemrën e tij dhe përulesia e brendshme nuk mund të jetë e vërtetë nëse nuk arrin të shfaqet edhe së jashtmi.
Ndjenja e thellë e pranisë së Perendisë lind përulësinë. Njeriu nuk mundet të përulë veten duke u bazuar në përpjekjet e veta; dikush përulet atëherë kur takon Perëndinë dhe fillon të kuptojë Madhështine e Zotit krahasuar me hiçin e tij. Pas nje takimi te tillë, njeriu rend drejt Perëndisë në heshtje të thellë të zemrës madje duke mos e konsideruar veten të denjë të shqiptojë fjalët e lutjes në prezencën e Atij që është mbi çdo fjalë! Njeriu i përulur përqafon ëmbëlsinë e heshtjes dhe me durim pret mëshirën e çfarëdo që do të zbresë nga Lavdia e Perëndisë. Vetëm atëherë kur ai vendos kokën e tij në tokë e sodit me zemër Fronin e Perëndisë së Lartë, ku eshte Ai, Drita e të Cilit zbeh shkëlqimin e syve te Serafimeve, atëherë njeriu guxon të flasë e të lutet kështu:” U bëfte Dëshira Jote, o Perëndi”
Ashtu si kripa për gjellën, përulësia është për kultivimin e çdo virtyti duke ndihmuar pareshtur në shfarosjen e aq e kaq mëkateve. Dhe nëse ne arrijmë t’a përvetësojmë atë, ajo do të na bëjë ne, bij Perëndie. Sepse pa përulësinë, të gjitha veprat tona janë të kota, qofshin ato të virtytshme dhe të drejta”..
Shën Isak Siriani
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










