“Shën Mëria në fron me Krishtin, Zonja e Engjëjve”, ikona e pikturuar rreth viteve 1650
Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin, Zonja e Engjëjve” është pikturuar rreth viteve 1650 dhe vjen nga zona e Kolonjës.
Muzeu i Artit Mesjetar bën të ditur se në sfondin e artë predominon figura e Shën Mërisë e ulur në fron duke mbajtur Krishtin fëmijë në prehër.
Në pjesën e sipërme paraqiten dy kryeengjëjt me krahë të hapura dhe me duart në pozicion lutjeje.
Ky lloj kompozimi ku Shën Mëria e ulur në fron druri shumë të dekoruar me harqe të gdhendura dhe dantella u shfaq kryesisht gjatë shekullit XVIII në shkollën e Kretës, Tebës dhe në ishuj.
Draperitë në maforin e Virgjëreshës si dhe këpucët e kuqe të kujtojnë pikturat e piktorit kretian Theofan të pikturuara në kishën e Shën Nikollës në Meteora.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










