15/03/2021 16/03/2021 Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks. Sivjet Pashka ortodokse është më 2 maj, kurse kreshma me rastin e Pashkës fillon 40 ditë përpara Festës – më datë 15 mars. Ky është kreshma më e gjatë dhe më e rreptë në ortodoksi kreshma 40 ditësh. Ky abstenim nga...
15 Μαρτίου, 2021 - 17:03
Τελευταία ενημέρωση: 16/03/2021 - 1:56

Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks

Διαδώστε:
Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks

Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks. Sivjet Pashka ortodokse është më 2 maj, kurse kreshma me rastin e Pashkës fillon 40 ditë përpara Festës – më datë 15 mars. Ky është kreshma më e gjatë dhe më e rreptë në ortodoksi kreshma 40 ditësh.

Ky abstenim nga ushqimi i yndyrshëm është i vendosur nga kisha e krishterë për kujtim të agjërimit 40 ditësh të Jezu Krishtit në shkretëtirë. Krahas me abstenimin prej ushqimeve me një prejardhje shtazore, kreshma e krishterë do të thotë dhe një abstenim prej mendimeve, fjalëve dhe veprave të këqija dhe mëkatare. Kështu mëkatarët mund të pendohen dhe të pastrojnë shpirtrat dhe trupat e tyre dhe të përgatiten denjësisht për pritjen e Pashkës.

Gjatë Kreshmës së Madhe të Pashkëve, çdo javë i kushtohet një ngjarjeje ose një personaliteti, veprat e të cilit drejtojnë thirrje për përulje dhe pendim. Gjatë javës së parë nga kreshma kufizimet janë më të rrepta, kurse shërbesat në kishë -më të gjata. Atëherë shenjtërohet gruri i zier, që përgatitet për nder e kujtim të dëshmorit të madh Teodor Tiron /festa e të cilit e lëvizshme sivjet bie më 20 mars/. Në traditën tonë popullore kjo ditë është e njohur si dita e Shën Theodhorit.

Java e fundit e Kreshmës së Madhe të Pashkës është e kombinuar me javën e vuajtjeve të Krishtit, në të cilën përmenden ngjarjet e fundit nga jeta tokësore e Krishtit, më në veçanti vuajtjet e Tij, vdekja dhe varrimi. Prandaj ajo quhet Java e Shenjtë, java me më shumë pasione, me fjalë të tjera Java e Vuajtjeve.

Akoma për këtë periudhë të një përulësie dhe kufizime, që fillon në jetën e të krishterëve ortodoks që sot, lexoni në “Kreshmat – në jetën e përditshme dhe festive të bullgarit” nga koleksioni i Radio bullgarisë.

 

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων