26/12/2018 26/12/2018 “Perëndia u bë njeri, me qëllim që njeriu të hyjnizohet”, thotë shën Athanasi për mishërimin e Zotit Krisht. Kjo frazë përmbledh thelbin e Krishtlindjes, të cilën duhet ta shohim jo si një moment konsumizmi të pakontrolluar, por si mundësinë e jashtëzakonshme për të takuar aty në grazhdin e thjeshtë Zotin e porsalindur dhe që ta...
26 Δεκεμβρίου, 2018 - 11:37
Τελευταία ενημέρωση: 26/12/2018 - 11:39

U kremtua me gëzim Krishtlindja

Διαδώστε:
U kremtua me gëzim Krishtlindja

“Perëndia u bë njeri, me qëllim që njeriu të hyjnizohet”, thotë shën Athanasi për mishërimin e Zotit Krisht. Kjo frazë përmbledh thelbin e Krishtlindjes, të cilën duhet ta shohim jo si një moment konsumizmi të pakontrolluar, por si mundësinë e jashtëzakonshme për të takuar aty në grazhdin e thjeshtë Zotin e porsalindur dhe që ta ndjekim atë në tërë jetën tonë. Këtë dëshirë dhe qëllim e shprehën edhe të gjitha veprimtaritë e periudhës para festës. Kolendrat, koncertet, dekoret festive, pjesëmarrja në Liturgjitë Hyjnore të përditshme, veprimtaritë bamirëse në ndihmë atyre që ndodhen në vështirësi, përpjekja e shtuar shpirtërore ishte ajo që i dallonte kudo besimtarët orthodhoksë të të gjitha moshave.

E gjitha kjo atmosferë festive dhe shpirtërore kulmoi të martën në mëngjes, 25 Dhjetor, me Liturgjinë Hyjnore panegjirike. Në Tiranë, Ajo u krye nga Kryepiskopi Anastas, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, bashkë me Mitropolitin e Amantias Nathanailin, Episkopin e Bylisi, Astin dhe klerikë të shumtë. Besimtarët që nuk patën mundësi të vijnë në kishë e ndoqën Liturgjinë Hyjnore në transmetimin e plotë dhe të drejtpërdrejtë në TVSH, por edhe në lidhjet e disa televizioneve private.

Në kishën e mbushur plot që në orë e para të mëngjesit, Fortlumturia e Tij do jepte edhe Mesazhin e Krishtlindjes, i cili këtë vit kishte si temë: “Antidoti i Pasigurisë”. Në të do të theksohej se: E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne”. Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perëndisë “u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14).

Kjo përbën përvojën thelbësore të Kishës: Perëndia i pafund dhe i pakonceptueshëm, nuk e braktisi botën dhe nuk e la të vetme kundër fuqive të urrejtjes dhe egocentrizmit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mori natyrën njerëzore. Sipas shën Vasilit të Madh, Ai erdhi në tokë “për ta sjellë tërë njerëzimin te vetja”, për ta rilidhur me Krijuesin e tij, Perëndinë personal, “i cili është dashuri”…

Në orën 12.30 Kryepiskopi Anastas priti urimet e rastit në sallën e Sinodit të Shenjtë.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων