17/03/2020 17/03/2020 Dhuna kundër grave E prekur dhe e ndikuar nga lajmet e shumta të muajve të fundit dhe për shifrat gjithnjë në rritje të grave të dhunuara, vendosa të flas sot mbi këtë çështje, për të pare dhe kuptuar pak më mirë se çfarë konsiderohet dhunë dhe cilat janë pasojat e saj në jetën e një...
17 Μαρτίου, 2020 - 17:39

Udhëzime shpirtërore për të rinj – “Dhuna kundër Grave” – Urania Mandro, Katekiste pranë KOASH

Διαδώστε:
Udhëzime shpirtërore për të rinj – “Dhuna kundër Grave” – Urania Mandro, Katekiste pranë KOASH

Dhuna kundër grave

E prekur dhe e ndikuar nga lajmet e shumta të muajve të fundit dhe për shifrat gjithnjë në rritje të grave të dhunuara, vendosa të flas sot mbi këtë çështje, për të pare dhe kuptuar pak më mirë se çfarë konsiderohet dhunë dhe cilat janë pasojat e saj në jetën e një gruaje.

Dhuna ndaj grave është ndoshta shkelja më e turpshme e të drejtave të njeriut. Ajo nuk bën dallime kufiri, kulture apo pasurie. Ajo vazhdon të ekzistojë në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha shtresat shoqërore.

Si dhunë ndaj grave mund të konsiderohet çdo veprim dhune që bazohet mbi gjininë dhe që ka si rezultat ose mund të ketë si rezultat, dhimbjen ose dëmtimin trupor, seksual ose psikologjik për gratë, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet, heqjen e lirisë dhe detyrim për bërjen ose mos bërjen e veprimeve të përditshme, si në jetën private ashtu edhe në atë shoqërore.

Dhuna kundër grave është pabarazia e konstatuar historike në marrëdhëniet mes burrave dhe grave, ku burri qëndron mbi gruan dhe e zotëron atë, duke kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj.

Kështu që termi “dhunë” përfshin dhunën në familje dhe dhunën në shoqëri, ku përfshihet dhunimi, përdhunimi seksual, ngacmimet seksuale në ambientin e punës, trafikimi etj).

Dhuna kundër grave është rrezik i madh për shëndetin publik dhe shkaktar i rëndësishëm i vdekjeve ose i invaliditetit të grave, në moshat 16-44 vjeç. Në një raport të Bankës Botërore, vlerësohet se dhuna ishte shkaktar vdekjeje dhe paaftësimi në gratë në moshë riprodhimi aq sa edhe kanceri. Kjo është diçka që vlen për të gjitha shoqëritë, pavarsisht nivelit të zhvillimit, shkallës së stabilitetit politik, kulturës ose fesë.

Format më të zakonshme të dhunës vijnë nga partneri. Një në tre gratë, në një moment të jetës së saj do të rrihet, do të përdhunohet ose do të dhunohet me një mënyrë tjetërnga partneri i saj.

Gjysma e viktimave/grave të vrara, janë vrarë nga bashkëshorti/ish bashkëshorti ose i dashuri/ish i dashuri.

Një në pesë gra do të jetë viktimë e një përdhunimi seksual ose e një tentative të këtij lloji.

Femrat e moshës 15-44 vjeç, janë më të rrezikuara nga përdhunimi ose dhuna në familje, sesa nga kanceri, aksidentet automobilistike, lufta ose sëmundjet epidemike.

130 miliona gra dhe vazja i janë nështruar gjymtimit të organeve gjenitale. 2 milion vajza çdo vit rrezikojnë t’i nënshtrohen këti gjymtimi.

40-50% e grave në Bashkimin Europian kanë raportuar një formë të ngacmimit seksual në ambientin e punës, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është më e madhe, pavarsisht se nuk ka shifra të vërteta zyrtare.

Dhe më e frikshmja se të gjitha është se 55-99% të grave, nuk e denoncojnë dhunën në familje. Dhe dhuna në familje nuk ndodh vetëm një herë. Përkundrazi dhuna fizike është shpesh herë mënyra e nënshtrimit të gruas dhe ruajtja e këtij raporti mes nështruesit dhe të nënshtruarës. Kjo bëhet me anë të kërcënimit, frikësimit, izolimit dhe heqjes së lirisë ekonomike, shprehëse dhe sociale. E rëndësishme për t’u theksuar është se meshkujt me sëmundje psikike nuk aspak më të rrezikshëm se pjesa tjetër e popullsisë që gëzon shëndet psikik.

Në lidhje me Dhunën ndaj grave ekzistojnë shumë stereotipe. Ekziston bindja se dhuna e këtij lloji është diçka që mund të durohet, diçka normale ose diçka e përhershme. Dhuna gjithashtu shikohet si tregues i roleve tradicionale që kanë dy gjinitë. Për shembull, në Shqipëri, por edhe në vende të tjera patriarkale, mendohet se sjellja e dhunshme e burrit ndaj gruas është mënyra më e drejtë që një burrë të tregojë burrërinë e tij ose që gratë janë ato që i shkaktojnë këto situata, për shkak të sjelljes së tyre jo të mirë, mosbindjes ndaj burrit, mosrespektimit të të afërmve të burrit, të mos qenit kuzhiniere e mirë, etj. Këto qëndrime dhe sjellje janë të pranuara nga grupimi shoqëror ose shoqëria më gjerë. Janë rregulla të pashkruara, të cilat përcaktojnë qëndrimin përballë fenomenit të dhunës, i cili shikohet si mjet komunikimi, nënshtrimi dhe edukimi për gratë.

Pasojat e rëndësishme trupore ose mendore, që mund të ketë dhuna te gratë janë ankthi, mungesa e besimit ndaj të tjerëve, depresioni, dëmtime fizike, paaftësi të ndryshme, probleme kronike shëndetsore, çregullim posttarumatik të stresit si edhe vdekje.

Një nga mitet që qarkullon në lidhje me përdhunimin e grave është se viktima nuk njeh përdhunuesin e saj. Në të vërtetë 67% e rasteve, përdhunimi ndodh nga një person i njohur. Në Europë statistikat tregojnë një numër më të madh.

Është e nevojshme të themi këtu, të dashur dëgjues, se kontakti seksual pa miratimin e njërës palë, është përdhunim, përdhunim i cili nuk u shkaktua nga asnjë fund ose fustan i shkurtër, nga asnjë meikap tërheqës, nga snjë palë pantallona të ngushta dhe nga asnjë bluzë të hapur dhe nga asnjë sjellje joshëse. Asnjë nga këto nuk shkakton përdhunim. Viktimat nuk kanë përgjegjësi për zgjidhjen e përdhunuesit. Përdhunuesi është ai që zgjedh viktimën e tij dhe përgjrgjës për veprimet e tij.

Janë të shumta arsyet të cilat e ndalojnë një grua për të marrë vendimin e largimit nga një lidhje ose martesë e tillë. Një hap i tillë mund të shkaktojë përsëri dhunë ose dhe vrasje. Shumica e grave viktima, janë vrarë pasi e kanë  lënë partnerin e tyre. Gjtihashtu kushtet psikologjike e ekonomike ose patja e fëmijëve, e pengojnë një grua për të marrë një vendim të tillë. Të njëjtat janë arsyet të cilat pengojnë një femër të denoncojë dhunuesin e saj.

Në Shqipëri, shkak kryeosr i dhunës ndaj grave, është aspekti ekonomik. Ka plot vajza, kryesisht studente, të cilat vijnë nga familja të varfra që nuk u mundësojnë dot mbulimin e shpenzimeve që ato kanë. Fatkeqsisht në vendin tonë nuk ofrohen bonuse për studentët dhe pagat janë shumë të ulëta. Vajzat detyrohen në një farë mënyrë të varen nga një partner/sponsor, i cili nëse i dhunon, ato nuk largohen nga ai, për shkak të sigurisë ekonomike që ai ofron.

Takimet, kumtesat dhe konferencat mbi dhunën ndaj grave janë të panumërta, por ajo që konstatojmë është se kjo formë e dhunës mbetet një problem ende i pazgjidhur në shumë shtete të botës. Ato kanë si qëllim sensibilizimin e shoqërisë mbi këtë çështje kaq të rëndësishme.

Gratë e dhunuara kanë nevojë për vepra konkrete nga ana e shoqërisë si tërësi dhe nga çdo person në veçanti.

Kur dëgjon një grua që po dhunohet në apartamentin që është ngjitur me ty, mos nguro të telefonosh policinë. E vetmja gjë që bën është ta ndihmosh. Nuk i shkatërron familjen, e cila tashmë është e shkatërruar, por e ndihmon të dalë nga ky labirinth, nga rruga qorre dhe tmerri që po përjeton.

Përqafo fizikisht por dhe me sjelljen tënde atë grua që është dhunuar. Nuk ka kohë për heshtje. Është detyrë e secilit prej nesh të ndalojmë së duruari dhunën ndaj grave, kudo ajo ndosh.

Qëllimi i secilit prej nesh duhet të jetë solidariteti dhe mbështetja psikologjike e grave të dhunuara, si edhe ndikimi ynë në përmirësimin dhe zhvillimin e gjendjes së tyre ekonomike si edhe arsimimi i tyre.

Vetëm kështu do të mund të shpresojmë në eliminimin e paragjykimeve, mposhtjen e dallimit gjinor që të mund të jetojmë një të nesërme më të mirë. Amin!

 

— radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων