09/08/2022 09/08/2022 E Tërëshenjta është “e bekuar ndër gratë” e cila u zgjodh “të lindë Shpëtimtarin e shpirtrave tanë”. Në kryqëzimin e Tij, Krishti e shpalli atë mistikisht nënë të të gjithë njerëzimit, prandaj ajo përkujdeset dhe lutet pareshtur tek Biri i saj për të gjithë ne. Prandaj çdo vit, Kisha Orthodhokse i kushton 14 ditë kreshme...
09 Αυγούστου, 2022 - 14:09
Τελευταία ενημέρωση: 09/08/2022 - 14:12

VAZHDOJMË RRUGËTIMIN PËRGATITOR TË FJETJES SË HYJLINDËSES MARI, DUKE KRESHMUAR DERI MË 14 GUSHT (përfshirë edhe këtë datë)

Διαδώστε:
VAZHDOJMË RRUGËTIMIN PËRGATITOR TË FJETJES SË HYJLINDËSES MARI, DUKE KRESHMUAR DERI MË 14 GUSHT (përfshirë edhe këtë datë)

E Tërëshenjta është “e bekuar ndër gratë” e cila u zgjodh “të lindë Shpëtimtarin e shpirtrave tanë”. Në kryqëzimin e Tij, Krishti e shpalli atë mistikisht nënë të të gjithë njerëzimit, prandaj ajo përkujdeset dhe lutet pareshtur tek Biri i saj për të gjithë ne.
Prandaj çdo vit, Kisha Orthodhokse i kushton 14 ditë kreshme në nder të Hyjlindëses (dt.1-14 gusht, edhe dt 14). Kjo periudhë parapërgatitore kulmon në 15 gusht, ku kremtojmë Fjetjen dhe lindjen e saj në përjetësi, fitoren e jetës mbi vdekjen dhe kalimin në jetën e përjetshme.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma është periudhë ushtrimi shpirtëror, ushtrim i bindjes dhe ushtrim mohimi dëshirash.
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
* Kreshmoni me gëzim.
Rikujtojmë:
– Gjatë kreshmës nuk hamё ushqime me prejardhje shtazore (mish, vezë, bulmet, peshk) por  hamё ushqime bimore (perime, fruta, brumera, vaj etj.)
– Konsumimi i peshkut lejohet vetëm më 6 gusht, të kremten e Metamorfozës së Shpëtimtarit.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων