Nga Ilirjan Gjika 1 Në të gjitha tekstet e Historisë së Shqipërisë në temat përkatëse ku trajtohet Krishtërimi, thuhet se në territoret që sot banohen nga shqiptarët kjo fe u perhap në shekullin e parë, në kohën e apostujve, nxënësve dhe pasuesve të Krishtit. Ky fakt vërtetohet nga një sërë dokumentesh historike nga të cilat…
Fjala e mbajtur nga Kryepiskopi Anastas në fund të Liturgjisë Hyjnore E Diela e 13 e Mateut Kisha katedrale “Ngjallja e Krishtit” Tiranë 06 Shtator 2020 Ap. 1 Kor.16:13-24 “Rrini zgjuar, qëndroni në besë; bëhuni burra, e forcohuni. Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri.” 1- Rrini zgjuar – mos e lini veten…
E diel, 6 shtator 2020 – Shenjtori i ditës Çudia e Kryeengjëllit Mihail. Dëshmore Kalodhota. Dëshmorët Romuli, Evdhoksi, Zenon dhe Makari. – Çudia e Kryeengjëllit Mihail – Shumë kohë para Mishërimit të Krishtit, Kryeengjëlli i madh Mihail tregoi shumë herë dashamirësinë dhe kujdesin e tij vigjilues për njerëzit. Kur kaloi nga Frigjia për të shpallur…
Shën Pavli, kur ishte gati të firmosë dhe të dërgojë letrën e tij të parë drejtuar Korinthianëve, në fund shton porosi dhe nxitje të cilat i dëgjuam edhe ne, sot, në tekstin apostolik me porosinë kryesore: “Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri.” v. 14. Dashuria përbën tiparin karakteristik të marrëdhënieve të të krishterëve midis tyre, si…
E shtunë, 5 shtator 2020 – Shenjtori i ditës. Zaharia, i ati i Joan Pagëzorit. Hierodëshmor Abdai në Persi. Dëshmor Medimni. – Zaharia, i ati i Joan Pagëzorit – Zaharia ishte levit dhe pasardhës i priftit të madh, Abiatharit. Jetonte në Jerusalem me gruan e tij, Elisabetën, që vinte nga fisi i Aaronit. Që të…
Të njohim besimin e krishterë orthodhoks Pjesa VIII: KANONET Quhen kanone të Kishës ato kanone të vendosura nga Sinodet Ekumenikë ose lokalë dhe nga disa Etër të Kishës, dhe që janë pranuar nga e tërë Kisha Orthodhokse, si normë për doktrinën dhe praktikën e krishterë. Fjala kanon literalisht do të thotë rregull, normë ose njësi…
E premte, 4 shtator 2020 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Profeti Moisi. Oshënare Hermiona, bija e Apostull Filipit. Shën Petroni. Hierodëshmor Vavila. – Profeti Moisi – Moisiu lindi në Egjipt, nga fisi i Levit, në kohën kur hebrenjtë ishin ende në skllavëri dhe kur Faraoni dha urdhër për të vrarë tërë fëmijët meshkuj, sepse…
Shtëpia e fundit е Asenëve – e kërcënuar të ndjekë fatin e “Shën Sofjes” Manastiri Hora* në Stamboll, i njohur me mbishkrimet e veta të papërsëritshme murale, mbase do të ndjekë fatin e kishës emblematike të Kostandinopojës “Shën Sofja”. Lajmi për kthimin e tij në xhami, përmes dekretit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan nga…
📌CERTIFIKIMI I GJUHËS GREKE TETOR 2020 Kolegji Universitar “LOGOS” njofton se kanë nisur regjistrimet për Provimin e Certifikimit të Gjuhës Greke, tetor 2020 për zëvendësuar Provimin e shtyrë në maj 2020 për shkak të pandemisë. Regjistrimet për këtë Provim do të jenë të hapura VETËM gjatë datave 01/09/2020-02/09/2020! Kolegji Universitar “LOGOS” është qendër e licencuar…