Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Shërbesa po drejtohet nga Patriarku Bartolomeu. Të pranishëm janë hierarkë të lartë dhe klerikë nga e gjitha bota si dhe besimtarë të shumtë që po i japin lamtumirën e fundit Kryepiskopit të të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. cna.al
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur në Katedralen Ngjallja e Krishtit për ceremoninë mortore të Kryepiskopit Anastas. Ndërkohë sapo ka nisur ceremonia e drejtuar nga Patriarku Bartolomeu. cna.al
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” ku po kryhet ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas. Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pak më parë mbërritën edhe kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe kreu i KMSH Bujar Spahiu. cna.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për të kryer homazhe për Kryepiskopin Anastas. Ish-kryeministri i ka dhënë lamtumirën e fundit Kryepiskopit. Berisha është shoqëruar nga eksponentë të tjetër të PD-së. cna.al
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Kryepiskopin Anastas. Ata i kanë dhënë lamtumirën e fundit Kryepiskopit Janullatos. Në ceremoninë e varrimit të Kryepiskopit Anastas kanë mbërritur përfaqësi të Kishave të tjera Orthodhokse në botë. Ndër ta, i pranishëm është edhe Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij, z.Bartholome. Hierarkë të lartë dhe klerikë nga…
Ndiqni në lidhje të drejtpërdrejtë me Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjinë Hyjnore përpara trupit të nderuar të Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij Anastasit. Liturgjia do të kryesohet nga Mbikqyrësi i fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës. Pas Liturgjisë do të zhvillohet Shërbesa e Varrimit…
E enjte, 30 janar 2025 – Shenjtori i ditës. Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri. – TRE HIERARKËT: VASILI I MADH, GRIGOR THEOLOGU, JOAN GOJARTI- Nën sundimin e perandorit Aleks Komneni (1081-1118), në Konstandinopojë shpërtheu një grindje, e cila ndau njerëzit që njihnin besimin dhe të zellshmit në…
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po mbahet Liturgjia Hyjnore përpara trupit të Kryepiskopit Anastas. Liturgjia do të kryesohet nga Mbikqyrësi i fronit Kryepiskopal, hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës. Pas Liturgjisë do të zhvillohet Shërbesa e Varrimit nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Qindra besimtarë dhe qytetarë kanë qenë pjesë e homazheve…
Dita e dytë e homazheve për Kryepiskopin e ndjerë të Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, në Katedralen e Ngjalljes, vazhdon të përcjellë solemnitet, emocion, respekt të mbarë shoqërisë dhe dashurinë të thellë të orthodhoksëve të Shqipërisë. Atmosfera është e përmortshme dhe njëherësh ngjallësore, e denjë për themeluesin e kësaj kishe madhështore, kurorës së veprimtarisë…