PANAIRI I SHËN JOAN VLADIMIRIT
Më 3-4 qershor 2025 u mbajt panairi i përvitshëm i Shën Joan Vladimirit, mbretit të lavdëruar e çudibërës, në Shijon të Elbasanit, në manastirin që mban emrin e këtij shenjtori të madh të Kishës sonë, nën drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit.
Për të nderuar kujtimin e shenjtorit u mblodhën qindra shpresëtarë, klerikë dhe laikë, nga mbarë vendi por edhe nga vendet fqinje: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.
Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e shenjtorit u kryesuan nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani,
në bashkëmeshim me Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin; Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, dhe klerikë vendas dhe nga rajoni.
Kremtimet e kësaj dite filluan që në mbrëmjen e 3 qershorit, në agripninë e drejtuar nga Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili, dhe sot në mëngjes, duke përfunduar me litaninë e lipsanit të shenjtorit përreth kishës.
Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhën edhe autoritete vendore dhe qendrore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










