18/06/2025 18/06/2025 Të martën, më 17 qershor 2025, përfundoi vizita zyrtare paqësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanit, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës. Dita nisi me një vizitë në dy nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë bizantine dhe të krishterimit lindor: Shën Sofinë, kryekishën madhështore të Perandorisë Bizantine, që përfaqëson...
18 Ιουνίου, 2025 - 16:30

Përmbyllet vizita paqësore e Kryepiskopit Joan në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës

Διαδώστε:
Përmbyllet vizita paqësore e Kryepiskopit Joan në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës

Të martën, më 17 qershor 2025, përfundoi vizita zyrtare paqësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanit, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.

Dita nisi me një vizitë në dy nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë bizantine dhe të krishterimit lindor: Shën Sofinë, kryekishën madhështore të Perandorisë Bizantine, që përfaqëson dëshminë më të fuqishme të unitetit të besimit, artit dhe fuqisë shpirtërore që ka karakterizuar qytetërimin bizantin; si dhe Manastirin e Shpëtimtarit në Horë, një shembull i jashtëzakonshëm i thellësisë së shprehjes ikonografike dhe përshpirtshmërisë murgjërore, që ka frymëzuar breza të tërë. Këto dy vende mbeten dëshmi të gjalla të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të krishterimit, të lindur dhe zhvilluar në qytetin e lashtë të Kostandinopojës.

Në orën 12:00, Komuniteti i Vllangës së Kostandinopojë shtroi një drekë në nder të Fortlumturisë së Tij në sallën komunitare, në prani të Mitropolitit të Silivrisë, z. Maksim, Mitropolitit të Kaliupoleos, z.Stefan, si dhe të klerikëve dhe përfaqësuesve të komunitetit lokal.

Në orën 14:00, Fortlumturia u përcoll me respekt dhe përzemërsi drejt aeroportit të Stambollit, i shoqëruar nga Mitropoliti i Silivrisë, z. Maksim, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë ne Stamboll z. Armand Shandro si edhe përfaqësues të tjerë të Patriarkanës.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων