24/02/2025 24/02/2025 Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Ipeshkvit të Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Shkëlqesia juaj, Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të...
24 Φεβρουαρίου, 2025 - 18:09

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË SOLIDARIZOHET DHE LUTET PËR SHËRIMIN E PAPA FRANÇESKUT.

Διαδώστε:
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË SOLIDARIZOHET DHE LUTET PËR SHËRIMIN E PAPA FRANÇESKUT.

Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Ipeshkvit të Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta,
Shkëlqesia juaj,
Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.
“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).
Tiranë, 24 shkurt 2025
Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,
†Joani
Mitropolit i Korçës
Mbikqyrës i Kryepiskopatës së Hirshme
të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων