19/01/2020 19/01/2020 Udhëzime Shpirtërore për të rinj Kremimi i të vdekurve Kremimi i të fjeturve është një çështje për të cilën nuk flitet shpesh në jetën e përdithsme dhe as në takimet kishtare dhe veçanërisht kryesisht këtu në Shqipëri. Në rast se ajo diskutohet, mbi të lindin shumë debate. Kjo ndodh sepse çdo njeri ka qëndrimet dhe...
19 Ιανουαρίου, 2020 - 14:51
Τελευταία ενημέρωση: 19/01/2020 - 14:52

Kremimi i të vdekurve – Përgatiti: Urania Mandro, katekiste pranë KOASH

Διαδώστε:
Kremimi i të vdekurve – Përgatiti: Urania Mandro, katekiste pranë KOASH

Udhëzime Shpirtërore për të rinj


Kremimi i të vdekurve

Kremimi i të fjeturve është një çështje për të cilën nuk flitet shpesh në jetën e përdithsme dhe as në takimet kishtare dhe veçanërisht kryesisht këtu në Shqipëri. Në rast se ajo diskutohet, mbi të lindin shumë debate. Kjo ndodh sepse çdo njeri ka qëndrimet dhe bindjet e veta mbi këtë çështje.

Djegia e të vdekurve është diçka që është praktikuar në popujt e lashtë e të ndryshëm paganë, por për popujt ballkanikë, është diçka që nisi të diskutohej në fillimet e shekullit XX. Për Shqipërinë është ende diçka e huaj. Shqipëria, sëbashku me Maqedoninë e Veriut, janë të vetmet shtete europiane që nuk kanë kremator. Greqia, shteti ynë fqinj, në shtator të 2019, nisi funksionimin e një krematori, pranë kryeqytetit të saj.

Debatet që lindin mbi këtë çështje janë të shumëllojshme. A është etike diçka e tillë për një qenie njerëzore? Si do e përballojnë të afërmit djegjen e njeriut të tyre të dashur?

Mbështetës të shmutë të kremimit të të vdekurve, popull i thjeshtë,  përfaqësues të politikës ose përfaqësues të disa komuniteteve fetare, pretendojnë se kjo mënyrë është një zgjidhje më e mirë për disa arsye: a- arsye ekonomike, pasi procesi i djegjes ka kosto më të ulët sesa varrimi, blerja e vendit, ndërtimi i varrit, mirëmbajtja e tij, zhvarrosja etj; b- arsye emocionale dhe estetike. I kursen të afërmve dhe miqëve emocionet dhe ndienjat që lindin nga skenat e varrit, varrimit dhe varrezave; c- arsye ekologjike. Këtu lind pretendimi se djegia e trupit në kremator nuk është i demshëm për mjedisin dhe njerëzit.

Shumë njerëzve, mes tyre dhe mua, fjala kremator dhe ideja e të djegurit në furrë një qenie njerëzore, u ngjall frikë dhe një ndjesi të çuditshme neverie në stomak. Pa diskutim që edhe varrimi tradicional i trupit në tokë nuk është gjëja më e këndshme që mund të përjetojë njeriu, por është e padurueshme të çosh të afërmin tënd në kremator dhe të presësh atje 2 orë derisa të digjet dhe më pas eshtrat e mbetura nga djegia të futen në një grirëse të madhe për t’u thërmuar. Dhe mbetja të të jepet në një enë të bukur për ta mbajtur atë në shtëpi…

Në Shqipëri, në korrik të 2014, u miratua nga deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, projektligji që lejon djegjen e të vdekurve. Arsyetimi që u dha nga ministri përgjegjës i asaj kohe ishte se “ndryshimet në ligj janë të domosdoshme pasi në vend, veçanërisht në Tiranë, është krijuar problematikë e skajshme me mungesën e hapësirave në varrezat publike”. Domethënë, me pakë fjalë, kjo tokë nuk paska dy metra vend për bijtë dhe bijat e saj. Pjesa dërrmuese e njerëzve që kanë përjetuar jetëndërrimin e një njeriu të afërm, thonë se procesi i djegjes së të afërmit në një furrë gjigante,  është totalisht çjnerëzor dhe makabër. Për më të tepër, dhe kjo vlen për çdo njeri, qysh i gjallë të hysh në procesin e të menduarit se kur të vdesësh do të të djegin, është deri ne skaje antihuman.

Cili është qëndrimi i Kishës Orthodhokse mbi djegjen e të fjeturve?

Në Shkrimin e Shenjtë, si në Dhjatën e Vjetër ashtu dhe në Dhjatër e Re, nuk na thuhet se djegja e të vdekurve ndalohet ose nuk lejohet. Ajo që shohim është se në rastet e djegjeve në Dhjatën e Vjetër, ato kanë ndodhur vetëm për të treguar përbuzje dhe dënim. Pra djegja e njerëzve të vdekur bëhej vetëm për çnderim dhe jo për nderim ose lehtësim. Në Dhjatën e Re nuk shikojmë ndonjë qëndrim ndalues. Ajo që shikojmë është se të gjithë personat që vdiqën, u varrosën. As u dogjën e as u lanë të pavarrosur t’i shqyenin e gërsirat.  Por ne mjaftohemi tek shembulli që na dha Krishti: vet Zoti kur vdiq, u varros.

Etërit e Kishës mbajnë të gjithë të njëjtin qëndrim. Janë kundër kësaj praktikeje. Madje shën Nikodhim Ajoriti thotë se ata që djegin të vdekurit e tyre duhet të kanonizohen nga Kisha si vrasës, kriminelë.

Ky qëndrim i Kishës Orthodhokse nuk vjen si pasojë e dogmave ose për shkak të merakut se çfarë do të ndodhë në Ardhjen e Dytë të Zotit Krisht, ku të gjithë të vdekurit do të ngjallen dhe do të gjykohen për jetën e tyre mbi tokë. E sqaroj këtë, sepse, pyetja që i dejtohet Kishës në këtë rast, është kjo: “Si do të mund të ngjallet ai trup që është djegur mbas vdekjes, dhe hiri i të cilit është shpërndarë, në det, në ajër etj?”. Ky si mendim bie poshtë. Së pari Perëndia, si i Gjithëfuqishëm që është, jo vetëm që do të mund të ngjallë trupat e vdekur, kudo që të jenë shpërndarë mbetjet e tyre mbas djegies ose dekompozimit në tokë, por le të kujtojmë gjithënjë, se Perëndia e krijoi njeriu dhe gjithë botën nga hiçi. Pra jo vetëm mblodhi hir të shpërndarë, por solli jetë nga hiçi. Krijoi materien nga hiçi. “Nga e mosqena në të qenët na solli” (Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit). Kuptojmë, pra, që djegia e trupit njerëzor nuk është sfidë për ngjalljen e tij nga Perëndia. Së dyti, ngjallja e të vdekurve, nuk është “privilegj” vetëm për ata që u varrosën në tokë, por është pasojë e natyrshme e gjithë njerëzimit. Të gjithë pasardhësit e Evës dhe Adamit që lindën, do të lindin dhe që një ditë do të vdesin, pavarsisht mënyrës sesi u trajtua trupi i tyre mbas vdekjes, në Ardhjen e Dytë të Perëndinjeriut Krisht, ata do të ngjallen.

Në judaizëm shikojmë kujdesin dhe nderimin që i bëhej trupit të jetëndërruarit, jo vetëm në ditën e varrimit, por edhe mbas tij. Këto praktika i shikojmë të gjitha dhe në rastin e varrimit të Zotit Krisht. Dhe shembulli që ne kemi është Ai. Nga Ai buron shembulli për jetën tonë shpirtërore dhe për praktikat që do të ndjekim në jetën tonë të përdithsme.

Le të themi këtu dhe sigurisht do e përsërisim, se qëndrimi i Kishës vjen për shkak të traditës së saj, traditë e cila vjen nga judaizmi dhe u përmbush dhe përsos me vdekjen dhe varrimin e Krishtit.

Njeriu në tërërsi, si qenie psikosomatike, ka pranuar pagëzimin dhe të gjitha misteret e tjera dhe është Tempull i Shpirtit të Shenjtë. Ai nuk mund të çnderohet me praktika të tilla siç është djegia dhe thërrmimi i tij, por duhet rikthyer atje prej nga ka ardhur, në tokë. Me këtë arsyetim trajtohet edhe pjesa e shenjtorëve, trupat dhe eshtrat e të cilëve janë shenjtëruar nga prania e Shpirtit të Shenjtë dhe janë shenjë e shenjtërisë së tyre dhe bëhen burim shërimi dhe shenjtërimi për të gjallët.

Ekzistenca e fjetoreve dhe proçesi i varrimit, vlen dhe si një mjet pedagogjie për njeriun, i cili kontribuon pozitivisht në reflektimin e njerëzve mbi jetën dhe qenien e tyre, rishikimin e pikpamjeve dhe qendrimeve të besimtarëve mbi “misterin e jetës”. Perëndimi kryesisht përpiqet të zbukurojë vdekjen dhe përpiqet të pozicionohet sa më largë saj, ndaj dhe zgjedh rrugën më të shkurtër: djegien, me anë të së cilës nuk mbetet asgjë për të dëshmuar për njeriun, të kaluarën e tij, shkakun e vdekjes së tij.

Së fundmi, për Kishën Orthodhokse, vdekja nuk është fundi, ndaj dhe ajo quhet fjetje. Pra njerëzit nuk vdesin, nuk shkojnë drejt humbjes, por kalojnë në gjëndje tjetër, për të pritur Ardhjen e Dytë të Zotit. Vendi i prehjes së trupave të tyre nuk duhet quajtur varrezë, por fjetore. Kjo pikëpamje mbi vdekjen, e bën Kishën që të mbajë këtë qëndrim.

 

— radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων