02/04/2020 02/04/2020 “Le të trasmetojmë dritën e shpresës nga njëra zemër në tjetrën” Intervistë e Kryepiskopit të Shqipërisë, ish – PresidentiWCC (Këshilli Botëror i Kishave) Nga Marianne Ejdersten, Drejtoreshe e Komunikimeve e WCC. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,në këtë intervistë,ndan me ne vizionin e tij rreth mënyrës se si po përshtaten Kishat në...
02 Απριλίου, 2020 - 14:37

“Le të trasmetojmë dritën e shpresës nga njëra zemër në tjetrën” – Intervistë e Kryepiskopit të Shqipërisë

Διαδώστε:
“Le të trasmetojmë dritën e shpresës nga njëra zemër në tjetrën” – Intervistë e Kryepiskopit të Shqipërisë

“Le të trasmetojmë dritën e shpresës nga njëra zemër në tjetrën”

Intervistë e Kryepiskopit të Shqipërisë, ish – PresidentiWCC (Këshilli Botëror i Kishave)

Nga Marianne Ejdersten, Drejtoreshe e Komunikimeve e WCC.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,në këtë intervistë,ndan me ne vizionin e tij rreth mënyrës se si po përshtaten Kishat në Shqipëri dhe në mbarë botën, me pandeminë e COVID-19. Ndërsa lutemi qëshkencëtarët të gjejnë njëmjekim për ta luftuar këtë pandemi, kishat duhet të theksojnë detyrimin tonë për të qëndruar në shtëpi, si dhe për ta çliruar veten nga frika e ankthi. Duhet të gjejmë mënyrat se si t’u gjendemi pranë të sëmurëve në mënyrë direkte ose indirekt, tani që jemi nëperiudhën e përgatitjessë Pashkës dhe t’ia hapim zemrat tona dritës së paqes.

Fortlumturia Juaj, në çfarë mënyre Kishat duhet ta përshtatin jetën e tyre në mes të shpërthimit tëcoronavirusit?

KryepiskopiAnastas: Kur u informuam për përhapjen e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri, iu drejtuam popullit tonë (më 12 mars dhe më 17 mars 2020), duke insistuar në shmangien e panikut, depresionit dhe dëshpërimit. Theksuam se në një situatë të tillë na kërkohet vetëpërmbajtje, përkorje, vigjilencë dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimeve dhe direktivave shëndetësore të qeverive të përgjegjshme. Njoftuam besimtarët tanë se anuluam të gjitha shërbesat në Kishat tona dhe i këshilluam t’u shmangeshin përqafimeve tradicionale, puthjes së objekteve të shenjta në kishë, puthjes së duarve të klerikëve dhe çdo lloj kontakti fizik. Çdo të Diel dhe të Kremte tëMadhe, ne celebrojmë, me dyer të mbyllura, Liturgjinë Hyjnore në Kishëzën e Qendrës Sinodike. Këto shërbesa transmetohen nga Radio “Ngjallja” e Kishës sonë si dhe mund të ndiqen online. Edhe në Dioqezat e tjera të vendit, shërbesat kishtare do të vazhdojnë të kryhen me dyer të mbyllura në kisha të vogla. Këshilluam personat më të rrezikuar ndaj kësaj pandemie, të moshuarit si dhe fëmijët, që të qëndrojnë në shtëpi për një periudhë të caktuar kohore. Kishat do të vazhdojnë të mbeten të hapura gjatë ditës për lutje personale. Besimi dhe dashuria janë armët më të fuqishme mbrojtëse kundër sulmeve të këtij virusi të padukshëm. Jam në dijeni se edhe Kisha të tjera i kanë këshilluar besimtarët e tyre të veprojnë në mënyra të ngjashme.

Në çfarë mënyre mund të jenë Kishat në Shqipëri model për të tjerët?

Kryepiskopi Anastas: Ne morëm disa nisma, duke i bashkëndarë idetë tona me komunitetet e tjera fetare në Shqipëri. Por është e tepërt të themi se ne jemi “model” për të tjerët. Çdo Kishë, në vende të ndryshme, duhet t’u përgjigjet nevojave dhe situatave specifike. Më 20 mars, ne iu drejtuam shoqërisë multifetarenë Shqipëri me një mesazh më të përgjithshëm, i cili u botua dhe u transmetua nga masmedia e vendit. Në këtë mesazh, midis të tjerave, falënderuam përzemërsisht të gjithë ata që përkujdesen për higjienën, rendin publik, informimin dhe, mbi të gjitha, mjekët e infermierët, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve. Në mesazhin tonë theksuam domosdoshmërinë se, ndërsa jemi brenda në shtëpi, të mos lejojmë të na pushtojë nervozizmi dhe grindjet, por le të kultivojmë kreativitetin, predispozitën paqësore, mirësinë, mirëkuptimin, dhembshurinë dhe dashurinë.

Theksuam, gjithashtu, se të gjithë ne besimtarët duhet të intensifikojmë lutjen, që kjo periudhë sprove të mos zgjatë më tej, që të shërohen të sëmurët e të ndalet përhapja e mëtejshme e pandemisë (COVID-19). Dhe, për më tepër, që Perëndia të ndriçojë grupet e shkencëtarëve dhe të gjendet sa më shpejt trajtimi parandalues dhe shërues ndaj këtij virusi. Në fund fare, diçka e mirë ka për të dalë edhe nga kjo krizë dhe shpresojmë që shoqëria njerëzore t’i rishikojë vlerat dhe përparësitë e saj.

Si mund ta mbrojmë jetën? Çfarë mund të bëjmë ne, si Kisha dhe komunitete fetare?

Kryepiskopi Anastas: Së pari, duhet të theksojmë detyrimin që kemi për të qëndruar në shtëpi sipas udhëzimeve të qeverisë dhe të strukturave shëndetësore. Duhet të ndalojmë udhëtimet dhe qarkullimin e njerëzve. Le të jemi vigjilentë që këto masa të mos na çojnë në izolim personal. Përkundrazi, le t’i ofrojmë mbështetje njëri-tjetrit me kurajë, lutje, fjalë, veprime të thjeshta, me heshtje të mbushur plot me dashuri; veçanërisht atyre që janë në rrezik më të madh.

Është e rëndësishme që në ndërgjegjen e komunitetit të ekzistojë vetëdija se shërbesat po kryhen vazhdimisht në kishëzat e të gjitha Dioqezave me dyer të mbyllura- si qirinj simbolikë. Nuk është vetëm koronavirusi që transmetohet, por në këtë kohë duhet të transmetojmë lirinë nga frika dhe ankthi, të bazuar në besim dhe vazhdimisht duhet të ofrohet dashuri me një predispozitë të gëzuar.

Çfarë mund të bëjmë kur mbledhjet e sigurta nuk janë më të mundshme ose kur një numër i madh i personave të riskuar nuk kanë mundësi t’i ndjekin shërbesat?

KryepiskopiAnastas: Atje ku Kisha e ka mundësinë për të ofruar transmetime të shërbesave në televizion ose në radio, ne mund t’i përmirësojmë më tej këto forma, duke i këshilluar njerëzit tanë që t’i ndjekin këto transmetime. Sa i takon Shkollës të së Dielës, për fëmijët, mund të jepen mësime dhe video online dhe të ndahen nga enoritë e ndryshme. Besimtarët mund të krijojnë edhe një shtëpi-kishë për këtë periudhë, duke i kryer shërbesat në grupin e vogël të familjes, ndoshta edhe me një familje fqinjë, që të luten së bashku. Një tjetër propozim është krijimi i grupeve të studimit të Biblës. Mundësi të tjera janë edhe këndimi e dëgjimi së bashku i muzikës dhe i himneve të Kishës.

Po në lidhje me stigmatizimin dhe diskriminimin?

Kryepiskopi Anastas: Do të ishte gabim i madh diskriminimi ose vendoja e një stigme mbi ata që janë infektuar nga kjo sëmundje. Përkundrazi, kjo peripeci i fut ata në kategorinë “e më të vegjëlve”, që Krishti i përmend në fjalën e Tij në lidhje me Gjykimin e Fundit (Mattheu 25). Qëndrimi ynë ndaj këtyre rasteve të reja “të më të vegjëlve” është qëndrim ndaj vetë Krishtit. Ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar të sëmurët, direkt ose indirekt, të ndihmojmë familjet dhe fëmijët e tyre në kushtet e mbijetesës. Sigurisht, ne jemi të detyruar të mbështesim të gjithë specialistët e kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kontakt të përditshëm me virusin dhe t’u shprehim atyre mirënjohjen tonë të vazhdueshme nëpërmjet lutjes dhe duke ndjekur udhëzimet e tyre.

Ndërsa Shqipëria po përballet me sfida të paprecedenta, sipas mendimit tuaj, si mund të lutet shoqëria globale?

KryepiskopAnastas: Lutja e përbashkët për të gjitha vendet është që ta kalojmë këtë sprovë me sa më pak viktima. Pandemia krijon jo vetëm sëmundje, por edhe pasoja të rënda ekonomike, madje shkatërrimtare për vende të varfra si Shqipëria, e cila ka vuajtur kohët e fundit edhe pasojat shkatërrimtare të një tërmeti të madh. Pandemia nuk është lokale, është globale. Prandaj, përgjigjja ndaj saj duhet shoqëruar nga një solidaritet global për të pasur në këtë rast “globalizimin e solidaritetit”. Vendet e pasura kanë përgjegjësinë që të përkujdesen për vende më të varfra si Shqipëria, e cila do të vuajë pasoja më akute nga trazirat financiare dhe problemet sociale.

Meqenëse jemi në periudhën e përgatitjes për Pashkën, le të kujtojmë se Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur u dhuroi nxënësve të Tij paqen dhe lirinë nga frika, duke u premtuar atyre se Ai do të qëndronte me ta në të gjitha sprovat e mundimet deri në fund të kohëve. Ne duhet të rrisim besimin tonë në praninë e Tij dhe në faktin se Ai nuk do të na braktisë në sprovat tona. Le ta kremtojmë Pashkën të lirë nga çdo sindromë frike dhe ankthi, le të bëjmë rezistencë.

Këtë vit, ndoshta nuk do të mundim ta transmetojmë dritën paskale nga një qiri në tjetrin- siç është zakoni në Kishat Orthodhokse. Në vend të saj, le të transmetojmë nga njëra zemër në tjetrën dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë në Zotin tonë të Ngjallur.

Krishti u Ngjall!

 

— orthodoxalbania.net

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων