02/04/2020 02/04/2020 Brenda rrezes së qendrës së Tiranës. Kjo është historia e Lumturie Seferit prej 23 vitesh thotë se jeton në varfëri dhe në kërkim të vaktit të radhës. “Kam pasur momente që kam fjetur pa ngrënë, kam rënë domethënë në çimento pa kartonë, e pambuluar, në dimër, në acar, në të ftohtë, në shi”, rrëfen ajo....
02 Απριλίου, 2020 - 14:29
Τελευταία ενημέρωση: 02/04/2020 - 14:31

Mensa e të varfërve: 300 qytetarë çdo ditë marrin ushqim të ngrohtë, por nuk mjafton

Διαδώστε:
Mensa e të varfërve: 300 qytetarë çdo ditë marrin ushqim të ngrohtë, por nuk mjafton

Brenda rrezes së qendrës së Tiranës. Kjo është historia e Lumturie Seferit prej 23 vitesh thotë se jeton në varfëri dhe në kërkim të vaktit të radhës.

“Kam pasur momente që kam fjetur pa ngrënë, kam rënë domethënë në çimento pa kartonë, e pambuluar, në dimër, në acar, në të ftohtë, në shi”, rrëfen ajo.

Përpara përhapjes së coronavirus 59-vjeçarja e kishte nje strehë, por tashmë nuk e ka më. Dëgjon dhe dëshiron të ketë higjienë, siç duhet për për t’u ruajtur nga coronavirus, por Lumturia fatkeqësisht, nuk ka se ku të lahet.

“Jemi keq për t’u larë, ajo na dëmton shumë, larja. Kam rroba që ndërrohem, kujt i vjen keq më ndihmon për t’i larë. Kohët e fundit për 9 muaj unë kam qenë tek qendra sociale, qendra sociale u mbyll, për shkak të këtij gripit që ka rënë”, thotë ajo.

COVID-19 është për të një grip që i mori edhe strehëzen e përkohshme në Shkozë. Për t’u ushqyer Lumturia shkon çdo ditë tek mensa e Kryepiskopatës së Tiranës, ku edhe në këto ditë të vështira po shpërndahet ushqim për njerëzit në nevojë, si çdo ditë në këto 15 vitet e fundit

Si Lumturia, rreth 300 të pastrehë e qytetarë me përkrahje të ulët sociale çdo ditë marrin ushqim në mensën ku siguron ushqim kisha ortodokse, përmes bujarisë së indvidëve të ndryshëm

“Mensa ka që në vitin 2005 që funksionon, sot ka 15 vite që funksionon. Është nje mensë që ka filluar me 100 veta dhe sot ka arritur që ushqen 300 veta në ditë”, thotë Atë Nikolla

Atë Nikolla na tregon se të ardhurat për ushqyerjen e qindra personave vijnë nga kisha ortodokse, por edhe dhurues si biznese apo edhe individë me ndjeshmëri sociale.

“Njoh shumë të moshuar që japin nga pensioni i tyre një shumë të konsiderueshme për mensën. Mua ajo më prek më shumë kur dikush mer një pension 120 mijë lek dhe jep 20 mijë lek për mensën”, tregon ai.

Atë Nikolla duke pasur shqetësimin e distancës fizike që kërkojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit është kujdesur t’i shpërndajë vetë ushqimet e ngrohta e të paketuara që njerëzit t’i marrin me vete.

Mbajtja e frymës me bukë është një ndihmë, por për Atë Nikollën, shqetësimi për jetën e këtyre personave nuk mbyllet bashkë me vasketën e ushqimit të paketuar.

“Është vërtetë që shqetësim i madh çfarë do bëhet me ta pasi këta marrin qeskën e ndihmës. Jeta vazhdon nuk është një pjatë ushqim. Unë besoj se kjo pjata e ushqimit nuk i shpëton, i ndihmon përkohësisht. Por duhet të bëhemi të gjithë së bashku nëse duam të kemi një shoqëri më të mirë. Shoqëri më të mirë nuk kemi vetëm në ditët e coronavirusit, tërmetit apo një dite fatkeqësie, por shoqëri kemi në mënyrë të vazhdueshme”, thotë Atë Nikolla

 

 

— euronews.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων