24/03/2020 24/03/2020 (6) LUTJA – Si duhet të lutemi? Si duhet të lutemi? Vetëm Shpirti i Shenjtë mund të na udhëheqë të lutemi ashtu siç duhet. Prandaj fillojmë lutjet tona me: “O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së Vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro...
24 Μαρτίου, 2020 - 12:35

Në këtë gjendje të vështirë pandemie dhe izolimi nevojitet të shtojmë besimin dhe lutjen drejt Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia

Διαδώστε:
Në këtë gjendje të vështirë pandemie dhe izolimi nevojitet të shtojmë besimin dhe lutjen drejt Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia

(6) LUTJA – Si duhet të lutemi?

Si duhet të lutemi?
Vetëm Shpirti i Shenjtë mund të na udhëheqë të lutemi ashtu siç duhet. Prandaj fillojmë lutjet tona me:
“O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së Vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne, dhe pastrona nga çdo njollë, dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë.”

– Ashtu siç një fëmijë mëson të ecë duke ecur, ashtu edhe një njeri mëson të lutet duke u lutur, duke besuar në ndihmën e Perëndisë.

– Kisha Orthodhokse ndjek praktikën e Dhiatës së Vjetër, të lutjeve sipas orëve të ditës. Si të krishterë nxitemi të lutemi rregullisht në mëngjes, në mbrëmje dhe në kohën e ngrënies, duke kujtuar gjithmonë Perëndinë dhe duke bërë çdo gjë për lavdinë e Tij.

– Çdo person që dëshiron të jetojë jetë shpirtërore duhet të ketë rregull lutjeje.
– Në këtë rregull të caktuar lutjeje duhet të përdoren lutjet e Kishës, Lutja e Zotit Jisu Krisht “Ati ynë…” dhe ato të librave të lutjes.
– Kjo jep një disiplinë në lutje dhe siguron mësim e frymëzim në të, fuqia e së cilës është treguar në jetën e shenjtorëve.

– Një person, i cili nuk e ndjek këtë rregull të caktuar lutjeje që përdorin lutjet tradicionale të Kishës, përballet me rrezikun e madh të varfërimit të lutjes së tij dhe të zvogëlimit të përmasave dhe qëllimit të saj në perspektivën e kufizuar të dëshirave dhe nevojave të tij individuale.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων