ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
17.10.2020 | 14:36
“Le të përpiqemi, që të mos lejojmë gjembat e të përditshmes sonë që të mbysin bimët e virtyteve”!

Këtë të dielë në kishë dëgjuam ungjillin e Mbjellësit dhe Farës. Shpesh kemi dëgjuar këtë histori, shpesh kemi dëgjuar predikime për këtë. Kemi dëgjuar të na shpjegohen llojet e tokave nga teologë të ndryshëm. Unë sot duke dëgjuar u ngacmova dhe po mendoja për tokën e tretë, ku një pjesë e madhe e njerëzve, bëjnë…

17.10.2020 | 14:27
“Çfarë është Perëndia për mua”?

Ai nuk mund të jetë dikush tjetër, veçse Zoti Perëndi, sepse cili përveç Zotit është Perëndi? Çfarë strehimi tjetër mund të ketë, përveçse Perëndisë tonë? Ti Perëndia im, je suprem, i vetëm në mirësi, i fortë dhe i gjithëfuqishëm, i gjithëmëshirshëm dhe i gjithëdrejtë. Ti je më i fshehuri nga ne dhe megjithatë më i…

17.10.2020 | 14:18
“TË GËZUAR ME SHPRESËN E ZOTIT” (Rom: 6, 19) – Nga Mitropoliti i Beratit Hirësi Ignati

Shpresa së bashku me besën dhe dashurinë përbëjnë treshen e bekuar të jetës së çdo shpresëtari. Të tria këto virtyte të çmuara teologjike, shkruan një mendimtar bashkëkohor, u përkasin tri përmasave të kohës, domethënë të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. “E shkuara është bota e besës, e ardhmja është horizonti i gjerë i shpresës…

17.10.2020 | 14:07
Bazilika Paleokristiane në Lin – Perla e Fshehur e Ballkanit

Fshati Lin, buzë Liqenit të Ohrit përveç se ofron një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës është tërheqëse edhe për bazilikën paleokristiane dhe mozaikun, i cili konsiderohet si më i vjetëri në rajonin lindor. E pozicionuar në majën e kodrës që përbën gadishullin e Linit, bazilika dhe mozaiku është i rrethuar nga të gjitha anët…

17.10.2020 | 13:51
Ngjallja e Krishtit. (Periudha postbizantine)

Në qendër të ikonës është paraqitur brenda një rrethi skena e fluturimit të Krishtit. Ai është pikturuar pikërisht në momentin e shkëputjes nga toka mes rreve puplore, në lavdi e sipër. Ai shoqërohet nga grupi i miroforeve të cilat janë në pozicion lutjeje duke mbajtur në dorë enët me vajrat me të cilat do të…

16.10.2020 | 20:10
Shenjtori i ditës: Dëshmor Longin kryeqindëshi dhe 2 ushtarët – Oshënar Mali

E premte, 16 tetor 2020 – Shenjtori i ditës DITË KRESHME Dëshmor Longin kryeqindëshi e 2 ushtarët. Oshënar Mali. Dëshmor Leonti. Shën Gali në Zvicër. – Dëshmor Longin kryeqindëshi dhe 2 ushtarët – Shën Longini jetoi gjatë mbretërimit të perandorit Tiber (15-34 pas Krishtit). Vinte nga Kapadhokia dhe shërbente në ushtrinë romake si centurion nën…

16.10.2020 | 19:59
Shën Triadha

Shekulli: XVIII-XIX Origjina: Kisha e Ungjillizimit, Tiranë Përshkrim i punës restauruese: Ikona “Shën Triadha” është punuar në një panel të vetëm druri arre të prerë paralel në raport me trungun. Ikona ka qënë e vendosur në një kornizë druri. Vihen re gjurmë të rrala të vrimave që kanë hapur insektet. Paneli nuk ka pësuar deformime….

15.10.2020 | 19:11
Shenjtori i ditës: Hierodëshmor Lukiani – Oshënar Efthimi i Ri

E enjte, 15 tetor 2020 – Shenjtori i ditës. Hierodëshmor Lukiani. Omologjet Varsi. Oshënar Savini i Katanias. Oshënar Efthimi i Ri. – Hierodëshmor Lukiani – Në moshën 12-vjeçare humbi prindërit, që ishin zyrtarë. Pas kësaj ai e dha lëmoshë pasurinë e tyre dhe emigroi nga Samosata e Eufratit të veriut, më në jug, në Edesën…

14.10.2020 | 16:06
Mos u shqetësoni!

Një ditë e pyeta shën Porfirin në qelinë e tij: “Jerond, tani kohët e fundit flitet shumë për numrin 666, për ardhjen e antikrishtit që po afron, madje disa mbështesin mendimin se tashmë ka ardhur, për vulën elektronike të dorës së djathtë ose të ballit, përleshjen e Krishtit me antikrishtin dhe për mposhtjen e këtij…

Τα σημαντικότερα νέα